Reexhi sjell “My Summer Love” (Video)

0

Talenti i hip-hopit, Reexhi nga Vushtrria ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “My Summer Love”.

17-vjeçari, i njohur për hitin “Revolucion” ka ardhur pak më ndryshe nga ajo çfarë janë mësuar ta shohin ata që e ndjekin.

Kënga është e stilit veror dhe për më tepër është për një storie dashurie.

Tekstin e këngës, që mund ta dëgjoni më poshtë, e ka bërë vet këngëtari.

https://youtu.be/F5rxYUIp_Mk

Kur godet tajfuni(Video)

0

Tajfuni i fuqishëm Sudelor që goditi Tajvanin dhe Kinën në ditët e fundit, duke vrarë dhjetëra njerëz, dhe ka bërë dëme të jashtëzakonshme.
Tajfuni ishte aq i fuqishëm sa që ka ngritur pa problem makina madje edhe aeroplanë, transmeton TetovaSot.
Në një video që është postuar në YouTube është bërë në aeroportin e Taipei.
Nga videoa mund të shihet një demonstrim i fuqisë së natyrës.
Aeroplani Boeing 747 i cili ishte parkuar, por stuhia ishte mjaft e fortë sa që e ka ngritur atë nga toka.

https://youtu.be/piPoF-3ynZk

Mustafa vizitoi DokuFest-in: Kjo ngjarje meriton mbështetjen tonë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, që zhvillohet tradicionalisht në Prizren.

Kryeministri Mustafa është takuar me drejtuesit e Festivalit, drejtorin ekzekutiv Eroll Bilibani dhe drejtorin artistik Veton Nurkollari si dhe pjesën tjetër të stafit të DokuFest-it.

Kryeministri Mustafa më pas ka vizituar ambientet ku shfaqen filmat dokumentar dhe të shkurtër si dhe ku zhvillohen pjesa tjetër e aktiviteteve në kuadër të DokuFest 2015.

Në një deklaratë për gazetarët e pranishëm, kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për kulturën, për Prizrenin dhe për tërë Kosovën, ky Festival. “Unë erdha të vizitoj një ngjarje shumë të rëndësishme kulturore e cila ka zënë fill dhe po zhvillohet në mënyrë të mrekullueshme falë dy faktorëve. Së pari Prizrenit, si një qytet dhe një vend i cili është shumë sfidues jo vetëm për kosovarët por edhe për evropianët dhe qytetarët tjerë dhe një ekipi të mrekullueshëm të njerëzve të cilët po punojnë këtu, të cilët po japin kontributin dhe energjinë e tyre dhe të cilët kanë treguar një kreativitet të hatashëm dhe po i japin emër të mirë jo vetëm Prizrenit por edhe Kosovës, në një ngjarje të rëndësishme kulturore”, tha kryeministri Mustafa.

Më tej, kryeministri Isa Mustafa po ashtu theksoi se është detyrë e Qeverisë dhe e Ministrisë së Kulturës, që të përkrah këtë ngjarje kulturore. “Është detyrë e jona edhe si Qeveri edhe si Ministri e Kulturës, që ta përkrahim shumë më shumë këtë ngjarje kulturore, natyrisht më herët me rastin e përgatitjes së tyre sepse biseduam edhe më parë që ne nganjëherë po vonohemi me përkrahjen dhe pastaj krijohen komplikime sa i përket mbulimit të shpenzimeve dhe racionalizimit të të gjitha punëve. Do të bëjmë përpjekje që në të ardhmen të jemi së bashku dhe Qeveria ta jap kontributin e vet sepse këtë e meriton DokuFest-i, e meriton edhe Prizreni dhe veçmas ekipi, i cili po punon dhe po bënë një angazhim të mirë”, u shpreh kryeministri Isa Mustafa.

Drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, e ka vlerësuar lartë përkrahjen që kryeministri Mustafa ka ofruar për DokuFest-in gjatë kësaj vizite. “Unë e vlerësoj lartë, na ka bërë të ndihemi tepër mirë, jo vetëm për vizitën por edhe për shprehjen e përkrahjes për DokuFest-in dhe për qytetin e Prizrenit, dhe për tërë atë që po ndodhë këtu”, u shpreh Nurkollari.

Egjipti vret disa xhihadistë, asnjë gjurmë nga kroati

0

Ushtria egjiptiane vazhdon të kryejë bastisje në Gadishullin Sinai në kërkim të qytetarit të rrëmbyer kroat , dhe me këtë rast janë vrarë gjashtë xhihadistët .

Sipas të përditshmes “Veçernji list” , duke iu referuar burimeve ushtarake egjiptiane , anëtarët e ISIS-it u vranë në fshatin Altom , në jug të Sheikh Zuvejd në veri të Sinait për të cilin dyshohet të jetë një nga fortesat e xhihadistëve që kanë rrëmbyer Tomislav Salopek.

Edhe pse ushtria egjiptiane dhe njësia speciale anti – terroriste e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Egjiptit janë ende në kërkim për kroatin , më shumë informacion për këtë nuk ka me përjashtim të atyre që konfirmojnë se veprimet janë ende në zhvillim e sipër .

Portali egjiptian Tahrir demanton spekulimet se është zbuluar vendndodhja e Salopekut dhe se qëllimi i rrëmbimit ishte për të treguar se Egjipti është vend i pasigurt dhe i paqëndrueshëm në mënyrë që kështu të dekurajohen investitorët e huaj.

Shaqiri – lojtari më i paguar i Stoke City-tit

0

Tani është bërë zyrtare. Xherdan Shaqiri ka befasuar të gjithë, duke zgjedhur Stoke City, edhe pse kishte oferta nga Schalke, Everton dhe Borussia Dortmund.

Stoke City ka njoftuar nënshkrimin me Xherdan Shaqirin, duke zbuluar shumën e transferimit.

Skuadra angleze ka paguar 12 milionë funte për kosovarin, që është rekord transferimi për Stoken.

Shaqiri ka rënë dakord për të shkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Mark Huges, teksa do të jetë lojtari më i paguar në skuadër.

Lajçi: Mustafa duhet të dalë në terren

0

Anëtari vëzhgues i Komisionit shtetëror mbi demarkacionin kufitar me Malin e Zi, Ali Lajçi ka hedhur kritika në emër të krerëve institucional të vendit e veçanërisht ndaj kryeministrit Mustafa,
Lajçi ka akuzuar ashpër Komisionin në fjalë, duke shprehur edhe dyshimin e tij në motivin e kreut të këtij komisioni, Murat Meha, për të neglizhuar dhe keq-informuar rreth kësaj problematike.

Ali Lajçi në RTV Dukagjini ka bërë thirrje që e tërë procedura për këtë çështje të kthehet në pikën zero e më pastaj të ndodhin qartësimet.

“Çështja ka degraduar aq keq, sa që ne as nuk mblidhemi më në komision. Krerët institucional e veçanërisht kryeministri Isa Mustafa duhet urgjentisht të dalë ta shikojë terrenin, për çka i kam ftuar edhe më parë dh eta kthejnë gjendjen në pikën zero, që nga Kuvendi e deri në Komision tek ne. Ata e dijnë se çare nuk kanë pa dal në terren, por le të dalin sa nuk është vonë”, ka thënë Lajçi për RTV ‘Dukagjinin’.

12 mijë hektarë rrezikohen t’i kalojnë Malit të Zi ndërsa që realiteti nuk shpjegohet sa duhet tek popullata e as tek komuniteti ka shtuar Lajçi.

“Ju e dini secili vendim i qeverisë duhet përputhet edhe me qëndrimet e komunitetit atje dhe kjo gjë është edhe standard i BE-së”, shprehet Lajçi.

Ali Lajçi në fund ka shtruar pyetjen se: A duhet që të ndodhin gjëra e protesta sikur në rastin e Jabllanoviçit dhe kryeministri të ndërhyjë pasi që lëndohen 100 policë e dhjetëra protestues.

Vazhdon arrestimi i dasmorëve të tejzhurmshëm

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e kaluara ka arrestuar dy persona për shkak se në ahengjet familjare kanë shtënë me armë zjarri.

Në rastin e parë, dje pasdite në rr. “Ganimete Terbeshi” në Prishtinë, pas arrestimit të të dyshuarit, njësiti policor në vendngjarje ka gjetur dhe ka konfiskuar pesë gëzhoja si dhe pistoleta me gas. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajte.

Rasti i dytë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Krushevë e vogël të Klinës ku policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja si dhe nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë kroate 9 mm me leje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt.

Aksidentet e trafikut në Kosovë: Për 10 vjet – 1700 të vdekur (Video)

0

Një i vdekur në aksidentin e djeshëm të trafikut në Orllan të Podujevës risjellë në vëmendje të dhënën shqetësuese tej mase se vetëm në nga viti 2004 në Kosovë në aksidente trafiku humbën jetën rreth 1700 njerëz./ 21 Media

Ferizaj:Merr 20.900 euro nga llogaria e klientit, arrestohet

0

Policia e Kosovës, në raportin e vet të sotëm 24-orësh ka njoftuar për arrestimin e një të punësuare në bankë në Ferizaj, me akuzën e “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Personi në fjalë dyshohet se ka tërhequr nga xhirollogaria e një klienti mjete prej 20.900 euro të cilat mjete i ka shfrytëzuar për nevoja personale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

​Rusët kanë vrarë liderin islamik në Dagestan

0

Lideri i një grupi islamik në Dagestan është vrarë në një operacion të forcave të ushtrisë ruse, kanë thënë forcat e sigurisë së Rusisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit ka sqaruar se katër persona kanë vdekur në operacion.

Udhëheqësi aktual i Kaukazit Magomed Suleimanov , është në mesin e të vdekurve , thuhet në raportin e Komitetit kundër terrorizmit e që transmetojnë agjencitë e lajmeve ruse.

Lajmin për vrasjen e Suleimanov në operacionin dy ditësh në fshatin malor Gimri, ku u përdorën edhe helikopterët është konfirmuar edhe nga islamistët në faqen e internetit të Kaukazit , raporton AFP .

Ai ka qenë në krye të këtij grupi nga korriku i cili nuk ka pasur udhëheqës që nga vrasja e Doku Umarov në mars të vitit 2014.

Grupi i Kaukzait ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të mëdha në rajonet ruse në disa vitet e shkuara duke përfshirë edhe sulmin me bombë në aeroportin Domodedovo ku u vranë 27 njerëz , dhe dy shpërthime në Volgograd ku u vranë 34 njerëz .