Lajçi: Mustafa duhet të dalë në terren

TË FUNDIT

Anëtari vëzhgues i Komisionit shtetëror mbi demarkacionin kufitar me Malin e Zi, Ali Lajçi ka hedhur kritika në emër të krerëve institucional të vendit e veçanërisht ndaj kryeministrit Mustafa,
Lajçi ka akuzuar ashpër Komisionin në fjalë, duke shprehur edhe dyshimin e tij në motivin e kreut të këtij komisioni, Murat Meha, për të neglizhuar dhe keq-informuar rreth kësaj problematike.

Ali Lajçi në RTV Dukagjini ka bërë thirrje që e tërë procedura për këtë çështje të kthehet në pikën zero e më pastaj të ndodhin qartësimet.

“Çështja ka degraduar aq keq, sa që ne as nuk mblidhemi më në komision. Krerët institucional e veçanërisht kryeministri Isa Mustafa duhet urgjentisht të dalë ta shikojë terrenin, për çka i kam ftuar edhe më parë dh eta kthejnë gjendjen në pikën zero, që nga Kuvendi e deri në Komision tek ne. Ata e dijnë se çare nuk kanë pa dal në terren, por le të dalin sa nuk është vonë”, ka thënë Lajçi për RTV ‘Dukagjinin’.

12 mijë hektarë rrezikohen t’i kalojnë Malit të Zi ndërsa që realiteti nuk shpjegohet sa duhet tek popullata e as tek komuniteti ka shtuar Lajçi.

“Ju e dini secili vendim i qeverisë duhet përputhet edhe me qëndrimet e komunitetit atje dhe kjo gjë është edhe standard i BE-së”, shprehet Lajçi.

Ali Lajçi në fund ka shtruar pyetjen se: A duhet që të ndodhin gjëra e protesta sikur në rastin e Jabllanoviçit dhe kryeministri të ndërhyjë pasi që lëndohen 100 policë e dhjetëra protestues.