Me "Doracakë" synohet rritja e besimit ndaj drejtësisë

0

Ministria e Drejtësisë, USAID, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit, po synojnë që të rrisin besimin e qytetarëve ndaj drejtësisë në Kosovë.

Në këtë drejtim, ata kanë përuruar sot Doracakun për gjyqtarë në fushën civile dhe penale.

Vetë ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha gjatë përurimit të këtyre Doracakëve se publikimi i tyre do t’i ndihmojë gjyqtarët e Kosovës në punën e tyre ditore ku përfshihen rregullat ligjore dhe çështjet të cilat ngritën në gjykatore.

“Ky doracak është një lajm i mirë për gjyqtarët e rinj dhe për qytetarët ku do të rritet besimi i këtyre qytetarëve të cilët kanë probleme ligjore”, tha Kuçi.

Clinton ia dorëzon emailin e saj FBI-së

0

Hillary Rodham Clinton më 11 gusht ia ka dorëzuar serverin e postës së saj personale elektronike FBI-së, të cilën ajo e kishte përdorur derisa ishte Sekretare e Shtetit.

Kjo gjë ishte kërkuar qe disa muaj nga republikanët në Kongresin amerikan.

Vendimi që hetimet të vazhdojnë për emailin që kishte përdorur Clinton, vjen në kohën kur ajo ka shpallur kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

FBI-ja dhe Kongresi janë duke hetuar nëse informacione të klasifkuara janë dërguar nga emaili personal i Clinton.

Zëdhënësi i fushatës së Clinton, Nick Merrill tha se ajo “u zotua të bashkëpunojë në hetimin qeveritar, dhe nëse ka pyetje të tjera, ajo do të përgjigjet”.

Clinton më herët kishte refuzuar kërkesën e republikanëve që të dorëzojë serverin.

Ky vendim i saj vjen pasi Departamenti i Shtetit tha se komuniteti i inteligjencës rekomandon se pjesë të postës së saj elektronike mund t’iu vendoset statusi top sekret.

Mustafa e Thaçi sigurojnë se nuk do preket asnjë metër e Kosovës (Video)

0

Qeveria ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror per shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ka qenë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili ka folur lidhur me këtë vijë kufitare. Thaçi tha gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë,tha se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe me Pakon e Ahtisaarit. Ai, siguroi se nga ky shënim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës.

Lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i komisionit shtetërorë për shënimin dhe mirëmbajtjen e pikave kufitare Murat Meha i cili tha se tani vetëm po bëhet shënimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.

Se nuk do të preken vijat kufitare të Kosovës siguroi sot edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai, në mbledhjen e Qeverisë tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e pa prekur.

Ky raport u miratua në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.

Daçiq: OKB-ja e refuzoi Kosovën për UNESCO

0

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq i ka konfirmuar gazetës së Beogradit “Blic” se Kombet e Bashkuara dje “nuk kanë pranuar që UNESCO të përcjellë kërkesën e Kosovës për pranim në këtë agjenci”.

Daçiq,thotë se në UNESCO nuk do të arrijë propozimi që të debatohet për kërkesën e Kosovës por ai ka tërhequr vërejtjen se ky është vetëm hapi i parë.

“Tani mund të pritet që Kosova me kërkesën e vet t’i drejtohet drejtpërdrejt UNESCO-s”, ka thënë Daçiq.

Shkup: Gjendet majmuni i vjedhur

0

Policia në Maqedoni ka gjetur të gjallë një lloj majmuni, i cili ishte vjedhur më 10 gusht nga kopshti zoologjik i Shkupit, nga një çift, vajzat e të cilëve ishin dashuruar pas kësaj kafshe.

Gruaja 26 vjeçare dhe burri i saj, kishin prerë rrethojat e kafazit të majmunit 18 muajsh të quajtur Luka, duke e nxjerrë atë jashtë. Ata më pas e kishin futur atë në një qese të zezë dhe kishin ikur me taksi, thotë policia.

Çifti e kishin marrë kafshën në shtëpinë e tyre në qytetin Kavadarci.

Por policia, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, shpejt e ka gjetur çiftin dhe e ka shpëtuar majmunin e racës baboon, i cili është kthyer sërish në kopshtin zoologjik.

“Luka është në gjendje të mirë shëndetësore… ai është ribashkuar me vëllun e tij më të vogël”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kopshti zoologjik.

Çifti përballet me 3 vjet burgim për vjedhje.

Shteti Islamik liron 22 të krishterë

0

Grupi militant Shteti Islamik ka liruar 22 të krishterë të cilët i ka mbajtur peng që prej muajit shkurt, thonë aktivistët.

Personat e liruar bëjnë pjesë në grupin prej 200 të krishterëve që ishin kidnapuar nga militantët e Shtetit Islamik, kur ata morrën nën kontroll dhjetëra fshatëra në provincën Hassekeh, që ishin të banuar me minoritetin asirian të krishterë.

Liderët fisnorë kanë ndërmjetësuar lirimin e tyre, thotë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky grup monitorues thotë se Shteti Islamik vazhdon të mbajë peng më shumë se 150 të krishterë të tjerë. Në muajin mars, ata kishin liruar 19 pengje.

Vëzhguesi Sirian thotë se për këtë lirim janë ofruar para, ndonëse kryetari iminoritetit airian në Suedi, Afram Yakoub, ka mohuar një gjë të tillë.

Yakoub i ka thënë Reuters se këta persona janë liruar “për shkak të problemeve shëndetësore”.

Kerry: Ka gjasa që Kina dhe Rusia lexojnë emailin tim!

0

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se ka gjasa që Kina dhe Rusia lexojnë postën së tij elektronike.

“Ka shumë mundësi… Unë shkruaj email duke pasur parasysh edhe këtë mundësi”, ka thënë Kerry për CBS Evening News, kur u pyet nëse mendon se këto dy shtete lexojnë postën e tij elektronike.

“Ka gjasa që ndodhë një gjë e tillë… dhe unë e di se ata kanë sulmuar disa interesa amerikane në këto ditët e fundit”, ka thënë ai.

“Për fat të keq, ne jetojmë në një botë ku një numër i shteteve, përfshirë Kinën dhe Rusinë, vazhdimisht kanë qenë në të përfshirë në sulme kibernetike kundër interesave amerikane, kundër qeverisë amerikane. Ky është një shqetësim i madh”, tha Sekretari Kerry.

Rusia dyshohet se ka sulmuar së fundmi sistemin e postës elekotronike të Stafit të Shefave të personelit në Shtëpinë e Bardhë. Kina dyshohet se qëndron prapa sulmeve kibernetike, që kanë vjedhur një numër të madh të të dhënave personale të punëtorëve federalë.

Horoskopi 12 Gusht 2015

0

Dashi

Dite e mire kjo e sotmja per te gjithe ata qe jane ne nje lidhje. Do bashkepunoni per gjithcka me ate qe keni ne krah dhe emocionet qe do perjetoni do jene te medha. Nese jeni ende beqare, ka gjasa te keni takimin qe keni pritur prej kohesh. Tregohuni me te hapur. Ne planin financiar do merrni iniciativa te guximshme dhe do ia dilni mbane te stabilizoni situaten.

Demi

Jeta juaj ne cift nuk do jete ashtu si e kishit menduar sot. Do keni goxha mosmarreveshje me partnerin per nje teme qe keni kohe qe diskutoni. Kujdes me ato qe dothoni. Edhe per beqaret nuk do jete dite me fat. Nuk do e gjeni as sot personin e endrrave. Fianancat nuk do jene problematike, por mire eshte te mos kryeni transaksione te medha.

Binjaket

Venusi do te favorizoje stabilitetin ne cift sot. Do i kushtoni shume vemendje njeri-tjetrit dhe do qendroni me afer. Kenaqesite do jene me te medha. Yjet do i bejne beqaret me joshes dhe sharmante. Do e gjeni me shpejt sesa kishit menduar personin e duhur. Mos u nxitoni per asgje ne planin financiar sepse do perballeni me probleme dhe veshtiresi shume te medha.

Gaforrja

Sot duhet te tregoheni sa me te hapur ne cift dhe te mos iu besoni aspak atyre qe do iu thone personat e tjere. Shmangni edhe autoritetin dhe xhelozine e tepruar. Flirtet e beqareve do jene te kendshme. Kujdes mos filloni menjehere lidhje sepse ndryshimet e menjehershme nuk do iu bejne mire. Financat do jene te mbrojtura. Shlyejini sa me pare borxhet qe keni qe te ndiheni me te qete.

Luani

Klime pasiononte per ciftet. Do ndiheni mjaft mire prane te dashurit tuaj te zemres dhe do mendoni ta coni me tej lidhjen tuaj. Edhe komunikimi do te shtohet. Per beqaret do kete takime pa fund. Merrini gejrat shtruar qe ta njihni sa me mire personat qe do takoni. Ne planin financiar do keni fat. Jo vetem qe do e stabilizoni situaten por do keni mundesi te hiqni edhe ndonje lek menjane.

Virgjeresha

Pritet qe jeta juaj ne cift te jete e ngrohte dhe me plot emocione gjate kesaj dite. Do jeni me tolerante dhe mirekuptues me ate qe keni ne krah. Edhe beqaret do influencohen pozitivisht nga yjet. Ka mundesi te kene takime imresionuese. Pak nga pak do e konsolidoni situaten financiare. Do beni nje riorganizim te buxhetit dhe do kujdeseni per shpenzimet.

Peshorja

Ata qe jane ne cift kalojne nje dite te qete dhe pa probleme. Me ne fund nuk do keni debate dhe mosmarreveshje me partnerin tuaj. Beqaret do i shtojne takimet gjate kesaj dite. Dilni sa me shume me personat qe do takoni ne menyre qe t’i njihni sa me mire. Financat nuk do jete problematike. Gjithsesi mire eshte te kujdeseni pak per shpenzimet qe do beni.

Akrepi

Dashuria e cifteve do shkoje me se miri. Per cdo shqetesim apo dyshim flisni me ate qe keni ne krah. Per beqaret do te rilinde pasioni. Do takoni nje person shume interesant i cili do ua beje ditet me te bukura. Financat do kene goxha permiresime. Me ne fund ju nuk do e frenoni veten per te blere dicka qe ia keni vene syrin prej kohesh.

Shigjetari

Dite mjaft pozitive kjo e sotmja per jeten ne cift. Do perjetoni mjaft emocione dhe kenaqesi, por mire eshte te mos iu besoni shume atyre qe do iu rrethojne. Disa do kerkojne t’ua marrin partnerin. Per beqaret ka ardhur momenti i takimeve te vacanta. Tregohuni sa me te lirshem dhe pa komplekse. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rendesi dhe do jeni realiste.

Bricjapi

Fale mbeshtetjes se Venusit jeta ne cift do shkoje me se miri sot. Edhe pse ndonje dite do jeni me humor, do beni cmos qe kjo te mos ndikoje tek lidhja juaj. Java do jete konstante. Beqaret do jene te privilegjuar. Do keni takime mbreselenese me persona shume simpatike. Do iu pelqejne qe me shikim te pare. Edhe financat me ne fund do jene te qendrueshme.
Ujori

Jeta juaj ne cift do jene shume e ngrohte dhe e mbushur me sensualitet gjate kesaj dite. Do kujdeseni shume qe gjerat te shkojne me se miri dhe do ia dilni. Jupiteri do ndikoje tek jeta sentimentale e beqareve. Nese dikush iu pelqen mos ngurroni t’ia shprehni. Zemra juaj do jete ne feste. Per financat do merziteni pak, por nese ulni shpenzimet situata do te stabilizohet.

Peshqit

Jeta ne cift do jete shume e mire gjate kesaj dite. Do i shprehni te gjitha ato qe mendoni edhe pse partnerit mund t’i rendojne pak. Sinqeriteti juaj do te vleresohet pak me vone. Beqaret do pelqejne shume dike sot por nuk do arrijne dot te bejne deklarata. Financat nuk do jene shume te qendrueshme per shkak te shpenzimeve te pamatura tuajat. Beni kujdes!

Studentët e Edukimit nuk duan të barazohen me ata të kolegjeve

0

Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” thotë se ka marrë shumë shqetësime nga studentët dhe të diplomuarit e këtij fakulteti nga të gjitha qendrat e tij, në raport me vendimin 231 / 01B të ministrit të Arsimit Arsim Bajrami, për të barazuar studentët e diplomuar në Fakultetin e Edukimit të UP-së me ata të Kolegjeve Private.

Ky Këshill i Studentëve përmes një komunikate për media reagon kundër këtij vendimi duke theksuar se profesioni i mësimdhënësit është i shenjtë dhe si i tillë duhet të përcillet me kuadro të filtruar, që do të përgatisnin denjësisht gjeneratat e reja.

Andaj ky Këshill konsideron që barazimi i diplomës së Universitetit Publik të Prishtinës me ato të Kolegjeve Private, është politik, tendencioz dhe i papranueshëm.

“Aktualisht në Kosovë kemi numër të madh të të diplomuarve që kanë profesionin e mësimdhënësit e të cilët janë të papunë për shkak të konkurrencës së madhe dhe padrejtësive që përjetojnë nëpër konkurse, e nëse këtyre do të ju shtoheshin edhe të diplomuarit nga kolegjet private do të rëndonte edhe më shumë situatën e tyre. Prandaj, vendime të tilla mund të bëhen për çdo profesion tjetër që mund të dal nga UP-ja dhe institucionet tjera bartëse të arsimit të lartë, por duhet në mënyrë të prerë të dallohet e ruhet profesioni i mësimdhënësit pasi që është shtylla kryesore e një shteti e kombi”, theksohet më tutje në këtë komunikatë.

Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Edukimit në UP, kërkon nga MASHT-i, që të rishikoj këtë vendim, në mënyrë që të mos ketë reagime të tjera nga studentët e të diplomuarit e këtij fakulteti.

​Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

0

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Qëllimi i kësaj dite është të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës përkatësisht Departamenti i Rinisë në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) – Zyra në Kosovë, organizojnë tryezën e rrumbullakët ” Angazhimi qytetar i të rinjve”.

Tryeza ka për qëllim të vë në diskutim çështjet që kanë të bëjnë me angazhimin qytetar të të rinjve, aktivizimin e tyre për të qenë të dobishëm për veten dhe shoqërinë, si dhe të dalë me rekomandime konkrete për të përmirësuar gjendjen aktuale.

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë përfaqësues nga: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Departamenti i Rinisë dhe Departamenti i Sportit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Sektorët rinorë të disa Komunave të Kosovës, Këshillat e Veprimit Rinor të Kosovës, Qendrat rinore, Organizata ndërkombëtare dhe OJQ lokale.