Mustafa e Thaçi sigurojnë se nuk do preket asnjë metër e Kosovës (Video)

TË FUNDIT

Qeveria ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror per shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ka qenë zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili ka folur lidhur me këtë vijë kufitare. Thaçi tha gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë,tha se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe me Pakon e Ahtisaarit. Ai, siguroi se nga ky shënim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës.

Lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i komisionit shtetërorë për shënimin dhe mirëmbajtjen e pikave kufitare Murat Meha i cili tha se tani vetëm po bëhet shënimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.

Se nuk do të preken vijat kufitare të Kosovës siguroi sot edhe kryeministri Isa Mustafa. Ai, në mbledhjen e Qeverisë tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e pa prekur.

Ky raport u miratua në mënyrë unanime nga kabineti qeveritar.