Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin, po vuajmë pasojat te karburantet

TË FUNDIT

Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump t’i japë fund luftës me Iranin, duke e cilësuar atë si “të papërgjegjshme”.

Klingbeil tha se pasojat e konfliktit po ndihen edhe te çmimet e karburanteve, duke e bërë drejtpërdrejt përgjegjës Trumpin për rritjen e tyre.

Ai gjithashtu propozoi vendosjen e një takse evropiane mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës, duke akuzuar ato se po përfitojnë nga situata gjeopolitike. Tema pritet të diskutohet në takimin e ministrave të Financave të BE-së më 19 shtator në Dublin.