Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta është fotografuar teksa shijonte detin e Jalës sot, në shoqërinë e opozitarit shqiptar të Maqedonisë Menduh Thaçi.
Miqësia mes Thaçit dhe Metës është e njohur, pasi pak muaj më parë në përgjimet e Maqedonisë doli edhe një komunikim mes tyre, ku Thaçi e ftonte Metën në një takim dhe ky i fundit pranonte me kënaqësi.
Është për t’u habitur që Meta parapëlqen të pushojë në shoqërinë e një lideri matanë kufirit zyrtar të Shqipërisë, kur liderin tonë, Edi Ramën, e ka vetëm disa qindra metra më larg, në plazhin e Dhërmiut.
Që pas humbjes së bashkive të Porgadecit dhe Vorës diçka është thyer mes aleatëve qeverisës.
