I caktohet paraburgim 30 ditorë gruas që me veturë vrau brutalisht një qen në Mal të Zi

TË FUNDIT

Gjykata Themelore në Ulqin i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh 43-vjeçares S.S. nga Shkupi, e dyshuar për veprën penale të vrasjes dhe keqtrajtimit të kafshëve, pasi me automjet ka përplasur dhe vrarë një qen të racës Sharplaninac.

Sipas gjykatës, paraburgimi është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi ajo, pas ngjarjes, dyshohet se është përpjekur të largohet nga Mali i Zi, por është arrestuar nga policia.

Sipas informacioneve të mediave malazeze, incidenti ka ndodhur pasi qeni Sharplaninac kishte vrarë qenin e saj të racës Shih Tzu. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku është publikuar edhe një video e momentit të përplasjes së qenit.

Nëse shpallet fajtore, sipas Kodit Penal të Malit të Zi, S.S. mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.