Pse Rihanna e urren Rita Orën?

TË FUNDIT

Rihanna duket se është inatosur shumë me Rita Orën pas bashkëpunimit të kësaj të fundit, ‘Body on me’ me Chris Brown, ish-partneri i Rihanna-s.

Edhe pse dyshja nuk është më bashkë, pa harruar edhe episodin famëkeq që Brown ushtroi dhunë fizike ndaj Rihanna-s në vitin 2009, sërish ata kanë një histori të gjatë dhe vazhdojnë të ‘interesohen’ për lidhjet e reja që secili krijon/anabel.

Edhe pse në rastin e Rita Orës, bëhet fjalë për një bashkëpunim të lidhur me muzikën, Rihanna e ka interpretuar atë si një mungesë respekti nga këngëtarja me origjinë shqiptare që zgjodhi pikërisht ish-partnerin e saj për një bashkëpunim. Duke shtuar se edhe skenat e klipit pritet të jenë shumë të nxehta, diçka që Rihanna nuk do të pëlqente të shihte aspak.