Kandidatja favorite për të emëruarin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillari Klinton, ka dënuar sulmin e rivalit të saj republikan, Donald Tramp, i cili sulmoi verbalisht një gazetare.
Klinton tha se Tramp e ka tepruar dhe se komenti i tij ishte fyes dhe i padëgjuar deri me tani.
Tramp gjatë debatit mes kandidatëve republikanë, i cili u zhvillua më 6 gusht, deklaroi se moderatorja Megin Keli ka qenë e ashpër kundër tij, ngase ka qenë me menstruacione.
Krahas Trampit, Klinton kritikoi edhe pretendentët tjerë republikanë, duke theksuar se qëndrimet e tyre për barazinë gjinore dhe kujdesin shëndetësor mund të dëmtojnë luftën për barazinë e femrave në Amerikë.
Është kjo kritika më e ashpër që Klinton ka drejtuar deri me tani në adresë të Trampit, i cili ka deklaruar se ka ndarë një shumë domethënëse të parave për Fondacionin Klinton.
Tramp po përballet me kritika të ashpra të opinionit për shkak të deklaratës së tij për Kelin dhe për faktin se ka refuzuar të kërkoj falje, duke theksuar se nuk qanë fare kokën për Kelin./21 Media/
