Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Snezhana Paunoviq në një intervistë për “Kurir”, deklaroi se po të ishte në vendin e “Kasapit të Ballkanit”, ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, do të bënte spastrim etnik në Kosovë në vitin 1998, përcjell TV21.
“Po të isha Sllobodan Millosheviq, do të bëja spastrim etnik në Kosovë, në vitin 1998. Dhe kjo është gjëja më e ashpër që kam thënë ndonjëherë në jetën time. Por jo në mënyrën që, tani nuk e di, ata po përpiqen ta spastrojnë etnikisht Kosovën deri në ditët e sotme, por në mënyrën që kushdo që ndjehet më pak si banor i Republikës Federale të Jugosllavisë duhet të largohet dhe të shkojë në vendin amë. Dhe ata që zgjidhnin veprime terroriste do të likuidoheshin në mënyrën si trajtohen zakonisht terroristët sot, e lëre më atëherë”, tha Paunoviq.
