Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës, kanë dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese lëndën që konteston ndryshimet e amendamentit 24 të Kushtetutës i cili i ka hapur rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se në arsyetimin e dhënë në këtë lëndë ata kanë kontestuar mënyrën se si është riproceduar amendamenti gjë e cila sipas tyre është jashtë procedurave të Kuvendit dhe rregullores.
Pas dorëzimit të lëndës deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka folur edhe për ditën kur amendamenti është votuar në Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu tha para mediave se me 3 gusht është bërë presion i jashtëzakonshëm mbi deputetët. Ajo, pret që kësaj radhe Gjykata Kushtetuese të marr vendim të drejtë për këtë çështje.
Të tria deputetët edhe pse thanë se ka humbur kredibiliteti i Kushtetueses me vendimet paraprake që ka marrë, ato prapë i bëjnë thirrje dhe shpresojnë se Gjykata do të marrë një vendim të drejtë në afatin e përcaktuar prej 60 ditësh.
