Tiranë: Shpërthen bombola, 26 të lënduar

TË FUNDIT

Një bombole gazi në një lokal në zonën e “Don Boskos” ka shpërthyer pasditen e së dielës.

Sipas raportimeve të para, 26 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Gjithashtu, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

Shpërthimi i përmasave të mëdha ka ndodhur në një dyqan ëmbëltoreje në hyrje të zonës së Don Boskos dhe është dëgjuar edhe qindra metra larg nga vendngjarja.

Kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja më të mëdha duke parë përmasat e bombolës, por fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plot.

Të lënduarit

Pronarët: Abdulla Dervishi Paqesie Dervishi Jonida Dervishi (në emrin e të cilës ishte edhe biznesi) Kalimtarët: Klaudio Marashi Endrit Hima Sabri Boshmi Dhori Qirio Mateo Zoto Xheladie Shala Alfred Shala Kristi Koleci Edlir Lipo Evgjeni Shima (Laska) Kujtim Cani (në gjendje të rëndë shëndetësore) Mexhide Selimllari Krenar Begu Olsi Beqir

Ora 20:52­ Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar në orët e mbrëmjes të plagosurit e shpërthimit në “Don Bosko”, që ndodhen në ambientet e QSUT­-së. Ndërkohë që mësohet se drejt QSUT-­së, në repartin e Djegies janë transportuar të gjithë të plagosurit që më herët u shtruan në spitalin e Traumës.