Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë! Nikollovski: Po kërkojmë trasenë adekuate

TË FUNDIT

Autostrada e Korridorit 8 do të ndërtohet deri në kufirin Qafë Thanë, këtu nuk ka dilemë vetëm se duhet të gjendet se në cilën rutë. Kështu u shpreh ministri i transportit Aleksandar Nikollovski.

“Për korridorin 8 mesazhi është i qartë të gjendet alternativë tjetër ose nëse në bazë të rutës alternative, të gjendet rutë tjerët alternative nga kjo që ka qenë si alternativë në marrëveshje, e njëjta të diskutohet me Shqipërinë që edhe ata të mund të lidhen dhe në atë mënyrë të ndërtohet dhe ne për këtë problem komunikojmë intenzivisht me Shqipërinë dhe kemi shpalosur disa opsione. Kështu që autostrada do të ndërtohet. Nuk është më pyetja a do të ndërtohet por vetëm të gjendet ruta adekuate”, tha Nikolloski.

Ai shtoi se pjesa më e vështirë e autostradës Kërçovë-Ohër thuajse është gati dhe se nga fshati Izvor e deri në Vërbjan pritet të lëshohet në përdorim në muajin tetor. Sipas tij mbetet vetëm pjesa e Botunit për tu zgjidhur dhe pritet që në tremujorin e parë të vitit 2027 kjo autostradë të vihet tërësisht në funksion.

“Dy galeri janë përfunduar tërësisht. E treta është 70% e kryer, e katërta është 50% dinamikë, në Botun po punohen tunelet po vendoset softuer, sinjalizimi, sistemi i ventilimit, sistemi zjarreve dhe qendra moderne për kontroll i cili vendoset për rritjen e sigurisë dhe presim që në fillim te muajit tetor të kjo pjesë më e rëndë nga autostrada Kërçovë-Ohër të jetë e vendosur në funksion”, deklaroi Nikolloski

Ndërkaq autostrada Tetovë Gostivar kilometrat e para pritet që të jetë gati vitin e ardhshëm, ndërkaq përfundimi në vitin 2029. Pjesa e dytë nga Gostivari në Bukojçan pritet poashtu të përfundojë në vitin 2029, ndërsa sipas ministrit po pritet edhe vendimi për pjesën nga Bukojçani në Kërçovë.