Papa Françesku ka dhënë mbrëmë një deklaratë rreth bombardimit atomik të Hiroshimës, pikërisht 70 vjet pas.
Papa Françesku ka thënë se ky bombardim vazhdon të shkaktojë “tmerr dhe neveri” edhe 70 vjet pas.
Ai ka bërë thirrje për ndalimin e armëve bërthamore dhe të armëve të shkatërrimit në masë.
“Njerëzit kudo duhet të ngrihen dhe t’i thonë me një zë ‘jo’ luftës dhe dhunës, ‘po’ dialogut dhe paqes”, ka thënë Papa.
Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën atomike në Hiroshimë më 6 gusht të vitit 1945, duke vrarë 140,000 njerëz. Tre ditë më vonë, më 9 gusht, kanë bombarduar edhe Nagasakin, ku kanë vdekur mbi 70,000 veta.
