Moti: I ndryshueshëm

TË FUNDIT

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugperendimore dhe juglindore e kontinentit. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesen e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluare të shiut.

Sipas parashikimeve të IHMK, një gjendje po thuaj e do të vazhdoj edhe ditën e marte me kushte të njejta meteorologjike, kurse nga dita e merkurë deri të premten në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa në pjesën e dytë të ditës së premte do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriperendimin për tu zgjeruar më pas në tërë teritorin e Kosovës. Kjo gjendje e motit do të vazhdoje deri të dielen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike fillimisht do të shënoj vlerat e normales dhe më pas me tendenca zbritje deri në fundjavë. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi deri 12m/s.