Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandër Nikolloski vizitoi Strugën për të parë nga afër punimet infrastrukturore që po realizohen në këtë qytet. Vlera e investimeve në qytetin e Strugës në këto 2 vite është 5 milion e 600 mijë euro. Ndërkaq sot u bë inspektimi i dy bulevardeve kryesore që lidhin qytetin me rrugën magjistrale.
“Nëpërmjet Ministrisë për Transport po ndërtohet bulevardi Turistiçka i cili kap vlerën prej 170 milionë denarësh, gjithashtu nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe lidhjeve gjithashtu po ndërtohet edhe rrugica Kolektor e cila po lidhet me rrugën Turistiçka, gjithashtu në bashkëpunim me Bankën Botërore kemi projekt i cili po finalizohet dhe sot punëdhënësi na tha se deri në fund te javës tjetër do të përfundojë punimet dhe do të lëshohet në përdorim”, tha Aleksandër Nikolloski- ministër i Transportit.
“Folëm për shumë tema me zv/ kryeministrin dhe u hapën edhe tema e projekteve që duhet të realizohen dhe që kemi nevojë, ky projekt ku jemi tani do të kalojë në fazën tjetër si fazë e dytë për tu lidhur me rrugën magjistrale që është shumë e domosdoshme”, u shpreh Mendi Qyra, kryetar i Strugës.
