Shkencëtarët britanikë gjatë një studimi të realizuar vitet e fundit kanë pohuar se domatet mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës.
Meshkujt të cilët konsumojnë domate ku janë të përfshira edhe domatet e freskëta dhe salca e domates, kanë një rrezik 20 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjes, është konfirmuar nga ekspertët nga Universiteti i Bristolit.
Kanceri i prostatës është kanceri dytë më i shpeshtë i popullatës mashkullore në botë. Mjekët zakonisht e rekomandojnë një dietë e pasur me fruta dhe perime dhe me më pak mish të kuq dhe mish të përpunuar, yndyrë dhe kripë është e dobishme në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
