Klina bëhet me ujë të pijes

TË FUNDIT

U përurua në Klinë, ai që është konsideruar si një ndër projektet më të rëndësishme kapitale, fabrika për përpunimin e ujit të pijshëm, projekt ky i cili ka kushtuar dy milionë euro.

Këto mjete për këtë fabrikë janë ndarë nga buxheti i Komunës së Klinës, një pjesë e tyre edhe nga Qeveria e Kosovës.

Fabrika e ujit do të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth. Pajisjet e kësaj fabrike të ujit janë të teknologjisë moderne të sistemit evropian.

Pas analizave të bëra nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ka rezultuar se uji i kësaj fabrike është i cilësisë së lartë dhe mund të përdoret për pije nga qytetarët që deri tash kanë udhëtuar edhe në komuna të tjera për të siguruar ujë të pijshëm në forma të ndryshme.

Në mënyrë simbolike në sheshin kryesor të qytetit “Mujë Krasniqi” u bë hapja solemne e rrjedhës së ujit, ku edhe u shijuan gotat e parë të ujit të fabrikës së re, raporton koha.net.