Partitë opozitare kanë zhvilluar gjatë ditës një takim, me qëllim që ta harmonizojnë lëndën për kontestimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit për ta themeluar Gjykatën Speciale.
Drafti i kësaj lënde nuk ka arritur të përfundohet, kështu që punimet për të do vazhdojnë deri në ditën e diel, kur edhe pritet që të përfundojnë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, kryetarja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami.
“Pas takimit të sotshëm, nuk kemi arritur të përfundojmë draftin për lëndën, kështu që ka mbetur që të punohet edhe dy ditë të tjera, në mënyrë që të përfundohet për të hënën. Jemi para afatit kohor, kështu që nuk kemi humbur asgjë dhe lëndo do të dorëzohet”, ka thënë Bajrami.
