Policia e Shtetit Shqiptarë vijon në shkallë vendi operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në disa operacione të ndërmarrë në Shkodër, Lushnje dhe Krujë janë asgjësuar disa qindra bimë narkotike.
Në Shkodër aksioni u zhvillua në fshatrat Mazrekë, Barcoll dhe Kron i Madhe, në Krujë në Thumanë dhe Dukagjin i Ri, ndërsa në Lushnje në fshatin Bregas.
Këtu policia e Lushnje prangosi shtetasin, Refik Petova, i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike.
Policia në Shkodër dhe Krujë njofton se vijojnë operacionet dhe paralelisht me to edhe hetimet për identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave kultivues të bimëve narkotike.
