Trump,mund të kandidojë si i pavarur!

TË FUNDIT

Miliarderi amerikan, Donald Tramp, mund të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kjo u mësua gjatë debatit publik mes kandidatëve republikan në Kleverlend.

Trump, që ishte në qendër të skenës për shkak se kryeson në sondazhe, ngriti dorën kur moderatori pyeti nëse ndonjëri prej dhjetë kandidatëve republikanë të pranishëm në debat nuk do të mbështesë një tjetër kandidat në zgjedhjet e nëntorit të 2016-ës.
“Në këtë kohë nuk do të japë asnjë garanci”, tha Trump, i cili tha se mund të kandidojë si i pavarur nëse vëren se nuk ka mbështetjen e nevojshme nga partia.

“Unë jam duke e diskutuar këtë gjë me të gjithë. Dua të fitoj dhe do të fitojmë. Por, dua të fitoj si kandidat i republikanëve”, ka thënë Trump.

Nëse Trump kandidon si i pavarur, kjo do të thoshte rrjedhje votash për republikanët, çka do t’ia bënte më të lehtë fitoren një kundërshtari demokrat, që me shumë gjasë do të jetë Hillari Klinton.
Ai është kritikuar nga kandidatët e tjerë republikan se po mban të hapur mundësinë për të mbështetur Hilari Klinton.