Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, e ka vlerësuar si politike themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, ky institucion po bëhet për të bërë balance mes popujve në Ballkan për të mos u dukur askush si fitues. Ndërkohë, ka thënë se askush prej vendorëve nuk i di emrat e atyre që do të ndiqen penalisht. Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku ka folur edhe për procesin e verifikimit të veteranëve, por nuk ka dhënë datë se kur mund të publikohen listat përfundimtare./21Media
