Gjyqtari i Gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna në një rrëfim për RTV Dukagjini ka thënë se si rezultat i dhunës dhe veprimeve makabër të serbëve në Kosovë edhe shqiptarët kanë bërë veprime mllefi duke u prekur nga veprimet e serbëve.
Dobruna ka thënë se Gjykata Speciale është tërësisht politike dhe se nuk ka kurrfarë logjike juridike për krijim të kësaj gjykatë madje për këtë ai “ia sheh për të madhe” edhe Presidentes Jahjaga.
“Unë mendoj si jurist nuk më ka pëlqyer deklarata e Presidentes që thotë se në aspektin juridik, e në fakt në këtë aspekt nuk ka aspak logjikë me u aprovu, por aspektin që e përmenda e ka ndërruar drejtimin”, u shpreh Dobruna.
Ai më tej shton se për dallim nga UÇK-ja që ka pasë gjykatë, lufta e Francës për çlirim nga Gjermania ka vrarë kolaboracionist pa i gjykuar fare.
Sokol Dobruna bën thirrje tek institucionet kosovare që të njihen vendimet e Gjykatës së UÇK-së për të shërbyer si precedent edhe për Gjykatën Speciale ngase bëhet fjalë për luftë çlirimtare.
