Sot në Gjakovë mbahet akademi përkujtimore në shënim të betejës së familjes Lleshi me forcat pushtuese serbe, si dhe në nderim të katër dëshmorëve të kësaj familje.
Akademia përkujtimore mbahen nën patronatin e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, duke filluar nga ora 12:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, ku do të përkujtohen dëshmorët Mark Tunë Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, të rënë dëshmorë më 07. Gusht 1998, dhe Prend Zef Lleshi dhe Memë Zef Lleshi, të rënë dëshmorë me 28 janar 1999.
Në këtë akademi përkujtimore bëhet edhe promovimi i postare nga Posta e Kosovës kushtuar katër dëshmorëve Lleshi.
