Qyteti i Shkupit ndan mbështetje financiare për sportistët e rinj, aplikimet mbyllen më 27 korrik

TË FUNDIT

Qyteti i Shkupit ka hapur thirrjen publike për ndarjen e mjeteve financiare për sportistët më të suksesshëm, të cilët janë nxënës të shkollave të mesme dhe banorë të territorit të qytetit, përcjell TV21. Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 27 korrik, ndërsa dokumentacioni duhet të dorëzohet në Qytetin të Shkupit.

Të drejtë aplikimi kanë nxënësit e rregullt dhe të jashtëm të shkollave të mesme në Shkup, të cilët banojnë në komunat Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair ose Shuto Orizare. Kandidatët duhet të jenë sportistë aktivë dhe anëtarë të klubeve sportive të regjistruara në Regjistrin Qendror.

Sipas thirrjes, përfituesit do të përzgjidhen në përputhje me kriteret e përcaktuara. Në procesin e vlerësimit do të merren parasysh edhe rezultatet sportive të arritura gjatë periudhës që nga 27 korriku 2025, duke u dhënë përparësi nxënësve me sukseset më të mira në garat sportive.