'Greqisë i duhet qeveri e unitetit kombëtar'

TË FUNDIT

Në rast se do të mbahen zgjedhje në Greqi, asnjëra nga partitë politike nuk do të fitojë numrin e nevojshëm të votave për të krijuar vetë qeverinë, deklaroi Dora Bakoyannis, deputete e Demokracisë së Re opozitare dhe ish-shefe e diplomacisë greke.

“Zgjedhja e drejtë për Tsiprasin do të ishte që të nisë formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, e cila de fakto do të qeverisë edhe dy vjet, por më e besueshme është se ai do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për t’i zgjidhur problemet e brendshme në (partinë e tij) SIRIZA”, tha Bakoyannis.

Ajo tërhoqi vërejtjen se zgjedhjet e reja do të jenë me kosto shumë të lartë për vendin dhe se për këtë përgjegjësi do të mbajë vetëm qeveria e tashme.