OBSH, gati 3 milion irakianë pa kujdes shëndetësor

TË FUNDIT

Programet shëndetësore në Irak janë duke u përballur me shkurtime drastike për shkak të mungesës së fondeve, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas saj, gati tre milionë njerëz nuk do të kenë qasje në shërbimet e nevojshme, pasi 84 për qind e programeve shëndetësore, të financuara nga donatorët, janë mbyllur muajin e kaluar.
Lajmi vjen në kohën kur Iraku po përballet me pasoja të vapës ekstreme, e cila ka sjellë temperatura deri në 50 gradë Celsius.
Situatë më e vështirë paraqitet për një milion fëmijë irakianë që jetojnë në kampet e refugjatëve.