Në orët e mbrëmjes pas kërkimeve dyditëshe, është gjetur trupi i pajetë i 61-vjeçarit Raif Jusufi nga fshati Lisec. Raifi deri tani konsiderohej i zhdukur. Trupin e pajetë të tij në afërsi të pikës pagesore në dalje të Tetovës për në Gostivar e kanë gjetur disa persona, të cilët kanë qenë duke mbledhur hekur,raporton Alsat-M.
Raif Jusufi në ditën e përmbytjeve ka qenë në bjeshkë bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, i cili po ashtu humbi jetën në fatkeqësinë natyrore të së hënës, por trupi i vogëlushit shtatë vjeçar u gjet në fshatin Reçicë e Madhe.
Një tjetër person është shpallur i zhdukur nga vërshimet e të hënës. Bëhet fjalë për 61 vjeçarin Raif Jusufi nga fshati Lisec, i cili në ditën e përmbytjeve ka qenë në bjeshke me dhentë bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, i cili po ashtu humbi jetën në fatkeqësinë natyrore të të së hënës. Trupi i 7-vjeçarit u gjet në fshatin Reçicë e Madhe ditën e djeshme. Vëllai i të zhdukurit, Samet Jusufi, shprehet se askush nuk e ka parë 61 vjeçarin që nga ajo ditë. Kërkimet janë orientuar tashmë përgjatë shtratit të lumit që kalon në Lisec dhe Reçicë.
“Në momentin ka ndodhur atje, ku Liseci merr ujin e pijes. Ne jemi duke e kërkuar, unë e kam kë rkuar nga Kaptazhi e deri tek një kafe këtu në Reçicë, për lumi unë kam ardhur dje. Deri sa ta gjejmë do vazhdojmë ta kërkojmë”, deklaroi Samet Jusufi, vëlla i të zhdukurit.
Në aksionin e kërkimit të të zhdukurit, kufoma e të cili supozohet të ketë mbetur diku në shtratin e jumit, janë përfshirë edhe banorët e fshatit Reçicë si dhe policia e Tetovës, me qentë e trajnuar për kërkime.
“Nuk e dimë ku është i humbur, nuk dimë asgjë. Këtu jep sinjal qeni, më tutje nuk dimë gjë. Patjetër me i ndihmue, me kërkimin deri sa ta gjejmë do mundohemi sa të mundemi”.
“Do vazhdojmë, do e kërkojmë sa të kemi mundësi, sepse edhe prej shtetit nuk kemi ndihmë sa duhet, nuk ka makina për ta kërkua personin e humbur”.
“Në këtë vend qeni e tregon që është njeriu i humbur, do e kërkojmë ne sa të mundemi sa të kemi mundësi”.
Rastin e ka konfirmuar edhe sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës.
