Prizren: Sulmohet radiologu

TË FUNDIT

Sipas një kumtese të POlicisë Rajonale të Prizrenit, sot në mëngjes në ambientet e Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren është sulmuar një mjek radiolog nga një i dyshuar i cili tanimë ndodhet nën masën e arrestit policor. Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime fillestare në vendin e ngjarjes, thuhet se i dyshuari e kishte sjell një person të lënduar në një aksident trafiku në emergjencë dhe kishte kërkuar që mjeku ta trajtonte të lënduarin me nguti. Pasi mjeku e kishte këshilluar që
të priste pak, i njëjti, i hidhëruar, e ka sulmuar fizikisht radiologun me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore. Policia e ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokurori i shtetit e ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të njëjtit për 48 orë.