Në një sulm terrorist të ndërmarrë në kamerun humbin jetën 8 persona.
Autoritetet lokale kanë theksuar se natën e mbrëmshme një grup i armatosur ka ndërmarrë një sulm në rajonin Tchakarmari të Majo Sava në veri të vendit pranë kufirit me Nigerinë. Autoritetet gjithashtu kanë njoftuar se në sulm kanë humbur jetën 8 persona dhe se sulmuesit të cilët dyshohen se janë anëtarë të organizatës Boko Haram pasi kanë rrëmbyer 134 persona i kanë vendosur zjarrin fshatit.
Kameruni prej dy vitesh po përballet me sulmet e Boko Haram i cili ka vendosur në shenjestër civilët, si dhe theksohet se sulmet vetëvrasëse të organiztës në vend në dy javët e fundit janë rritur.
Ekspertët theksojnë se organizata po mundohet të marrë hak nga Kameruni, Çadi, Nigeri dhe Benin të cilët i kanë shpallur luftë organizatës.
Çadi, Nigeri, Kameruni dhe Benin në kuadër të luftës kundër Boko Haram kishin krijuar Forcën e Ndërhyrjes Shumëkombëshe të përbashkët (MNJTF).
