AKB hap Zyrën e bizneseve në Mitrovicë

TË FUNDIT

Aleanca Kosovare e Bizneseve do të hapë nesër Zyrën e bizneseve në Mitrovicë, ku përfshihen edhe Skenderaj,Vushtrria, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku, njoftoi AKB.

Pos kryetarit të AKB-së Agim Shahinit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë institucionalë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, kurse pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe bizneset serbe nga veriu, thuhet në njoftim.

Hapja e Zyrës do të bëhet në orën 10.00 tek Parku i Bizneseve në Mitrovicë, ndërsa në orën 10.30 do të nënshkruhet edhe memorandumi i mirëkuptimit nga kryetari i AKB-së Agim Shahini dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.