Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale janë martuar 13 vjet më parë dhe kanë 3 djem: Kingston 9 vjeç, Zuma 7 vjeç dhe Apollo i cili është 17 muajsh.
Çifti tha në një deklaratë të përbashkët se megjithëse nuk do të jenë më partnerë në martesë,do të jenë partnerë si prindër me përgjegjësi për të rritur fëmijët e tyre në një mjedis të lumtur dhe të shëndetshëm.
45-vjeçarja Gwen Stefan firmosi divorcin në gjykatën e Kalifornisë duke cituar se arsyeja e ndarjes ishtë mospërputhja në mendime dhe vendimmarrje.
Gavin ka pohuar të njëjtën gjë teksa ka proceduar me nënshkrimin e divorcit të tyre.
Të martën e 28 korrikut çifti është parë në ambiente të ndryshme por me unazën e tyre të martesës në gisht.
