Dy të vdekur në koncertin e reperit Drake

TË FUNDIT

Gjatë një feste të organizuar nga reperi Drake, kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kanadasë, ku pas të shtënave të regjistruara në festën e Drake u raportua edhe për vdekjen e një femre dhe të një mashkulli.

Ende nuk dihet nëse reperi ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e kur është qëlluar me armë. Ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes.

0804-victim-stretcher-drake-twitter-3Nuk është hera e parë që ndodh një aksident i tillë, pasi gjatë një koncerti të reperit në vitin 2014, u dëgjuan të shtëna arme jashtë klubit. Mediat raportuan për plagosjen e dy personave.