Rubini i Maqedonisë hyn në një fazë të re të mbrojtjes, certifikimit dhe promovimit

TË FUNDIT

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale të hënën, më 21 shtator, do të prezantojë hapat e mëtejshëm për mbrojtjen, certifikimin dhe promovimin e rubinit të Maqedonisë, përcjell TV21. Fokusi do të jetë vendosja e sistemit për certifikimin dhe gjurmimin e origjinës, si dhe promovimi i tij në tregun ndërkombëtar.

Ministrja Sanja Bozhinovska, Komisioni për Rubinin Maqedonas dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse do të prezantojnë punën e bërë deri tani dhe aktivitetet e ardhshme. Rubini i Maqedonisë gjendet në zonën e Prilepit dhe në Mariovës dhe karakterizohet nga ngjyra rozë-mjedër, e lidhur me praninë e kromit. Procesi për mbrojtjen e tij institucionalisht nisi në shtator të vitit 2025.