BE mbështet Turqinë në luftën kundër terrorizmit

TË FUNDIT

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe negociatave të zgjerimit Johannes Hahn duke kryer një bisedë telefonike me Ministrin e BE dhe Kryenegociatorin e Turqisë, Volkan Bozkır ka theksuar mbështetjen e fortë të BE-së ndaj Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

Sipas një deklaratë të bërë nga BE-ja Hahn duke vënë në dukje vendosmërinë e autoriteteve të Turqisë në luftën kundër terrorizmit ka theksuar se BE-ja në këtë fushë jep mbështetje të fuqishme ndaj Turqisë.

Hahn në lidhje me ndihmat “e pa zëvendësueshme” që ka treguar veçanërisht ndaj refugjatëve sirianë dhe atyre irakianë ka theksuar se BE-ja do të punojnë për të rritur mbështetjen ndaj Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Hahn duke thënë se BE po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Turqi është shprehur se “procesi i zgjidhjes” nuk duhet të ndikohet negativisht nga kjo situatë.

Hahn ka thënë gjithashtu se Turqia ka të drejtë në luftën ndaj çdo lloj të terrorizmi. Ai ka vënë në dukje më tej se terrorizmi duhet të dënohet në një mënyrë të caktuar. Johennes Hahn ka theksuar gjithashtu se bashkë me këtë reagimi duhet të jetë proporcionale dhe tia arrijë qëllimit dhe gjithashtu nuk duhet të rrzikojë në asnjë mënyrë dialogun politik demokratik në vend.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se Hahn të premten e kaluar kishte biseduar në telefon me Selahattin Demirtaş bashkë-kryetarin e partisë HDP ku dhe i kishte shprehur se “të gjitha palët duhet ti rikthehen procesit të paqes dhe se duhet të fillojnë punimet për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse”.