Çka thotë horoskopi sot

0

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 15 gusht 2015 që Noa.al sjell për ju. Kjo nuk është ditë e favorshme për vendosjen e kontakteve dhe komunikimit aktiv. Ju nuk do të jeni në gjendje që të keni një vështrim të ri për botën, madje ka të ngjarë që të hasni probleme në marrëdhënie me të tjerët. Zhvillimet e mëtejshme do të kërkojnë nga ju shumë kujdes.

Dashi

Kërkoni ndjesë nëse ndiheni fajtorë me dikë. Nuk është e nevojshme të përsërisni të njëjtat gabime, pasi marrëdhëniet me miqtë e vjetër mund të ndryshojnë cilësisht. Në gjysmën e dytë të ditës ju do të pushoni dhe do të gjeni ekuilibrin e duhur.

Demi

Gjysma e parë e ditës do të jetë e lidhur me problemet financiare. Është shumë e rëndësishme që të përqendroheni në gjërat kryesore, për të depërtuar në thelbin e tyre dhe për të vënë në jetë planet tuaja. Ju do të jeni në gjendje që të kombinoni dëshirën për të përmirësuar pamjen e gjërave. Si rezultat, gjatë pasdites suksesi material është shumë i mundshëm.

Binjakët

Sot ndjenjat tuaja mund të kenë një mprehtësi të jashtëzakonshme. Intensifikoni intuitën dhe largpamësinë. Ndoshta ju mund të parashikoni ngjarjet duke përcaktuar pozitën dhe thelbin e gjërave. Ka shumë mundësi që të kërkoni ndihmë, por ajo do t’ju mohohet. Ju mund të largoni stresin që është krijuar, duke bërë atë që ju pëlqen.

Gaforrja

Është shumë e mundur një kthesë e papritur e ngjarjeve e cila nuk do të jetë në favorin tuaj. Provoni pavarësisht çdo gjëje, që të kontrolloni veten dhe të mos nxihtoheni në vendime që mund të rezultojnë për keq. Ndoshta do t’ju duhet të bëni disa përpjekje në mënyrë që të mbroni stabilitetin dhe pozitën tuaj. Nëse nuk jeni orientuar në kohë ose jeni pasiv, ju do të prekeni dhe kushtëzoheni nga vullneti i të tjerëve.

Luani

Ju mund t’i vini gjërat në rregull jo vetëm në shtëpi, por edhe për ndjenjat tuaja. Si rezultat i rritjes së energjisë potenciale, ju mund të ndiheni më të sigurtë për të ardhmen. Gjatë pasdites mund të ndeshni në surpriza dhe jo të gjitha do të jenë të mira. Ndoshta do t’ju duhet të kushtoni gjithë vëmendjen tuaj për të afërmit e moshuar.

Virgjëresha

Humori i mirë dhe dëshira për punë do të shërbejnë si një hajmali për ju krahasuar me të tjerët. Këshillohet që të mos impononi mendimet tuaja tek miqtë dhe kolegët. Sot duhet të përdorni çdo mundësi për të përmirësuar jetën tuaj personale.

Peshorja

Jeta juaj intelektuale do të konkretizohet, bazuar në vëzhgimet. Ju do të keni tendencë për të ëndërruar dhe reflektuar, duke qenë në gjendje që të shëroni shpirtrat e njerëzve të afërt. Zhvillimi i plotë i aftësive do të varet nga të kuptuarit dhe respekti për të tjerët.

Akrepi

Veprimet e njerëzve që ju rrethojnë do të jenë të paparashikueshme. Disa ngjarje në jetën tuaj do të kenë nevojë për guxim dhe këmbëngulje. Ju do të jeni të gatshëm të mbroni synimin tuaj me çdo mjet, pavarësisht nga pasojat që mund të komplikojnë dhe vështirësojnë situatën. Nuk është e nevojshme që të zgjeroni fushën e aktiviteteve për të marrë vendime të rëndësishme. Keni nevojë për pushim dhe për t’u marrë më shumë me shëndetin tuaj.

Shigjetari

Planifikoni një ditë miqësore dhe vlerësoni gjendjen tuaj. Mundohuni të tregoheni të butë me të tjerët. Fitoni dituri dhe përmbajtje. Mënyra juaj e veprimit, mendje kthjelltësia dhe aftësia zhbiruese do të jenë në qendër të vëmendjes. Në qoftë se nuk humbni vendosmërisht, mund të keni marrëveshje për një biznes fitimprurës. Në gjysmën e dytë të ditës do të forconi gjendjen tuaj shëndetësore.

Bricjapi

Sot do t’ju duhet të bëni zgjedhje të vështira jete. Mbështetuni vetëm në veten tuaj dhe mos kini shumë besim te partnerët. E gjithë kjo vetëm për të shmangur një acarim të panevojshëm. Ju do të jeni në gjendje që të zgjidhni problemet tuaja personale. Por ndjenja se jeta juaj është një ëndërr e realizuar do të sjellë zhgënjim. Jo të gjithë ju do të jeni në gjendje që të rregulloni marrëdhënien me një partner, për shkak se kërkesat tuaja janë shumë të larta.

Ujori

Dita është e mbarë për martesën dhe zgjerimin e familjes. Blerjet e mëdha mund të jenë të suksesshme. Sot ju mund të ndjeheni si mjeshtër të situatës dhe të gjithë do të jenë në përputhje me vullnetin tuaj. Nuk do t’i keni njerëzit kundër, por për këtë duhet të dini si të veproni.

Peshqit

Ky është një moment shumë i mirë për ndryshime në karrierë. Deri në fund të ditës ju do të jeni në gjendje që të bëni plane të guximshme pa shikuar mbas. Megjithatë nuk është ende koha për të marrë hapa aktivë lidhur me projekte që janë ende në faza të hershme

George W. Bush gjysh për herë të dytë

0

Ish-presidenti amerikanGeorge W.Bushnjoftoi se ishte bërë gjysh për të dytën herë me një mbesë të bukur, të quajturPoppy.

PoppyLouiseHagerlindi dje nëNju Jork,vajza edytë e Jenna Bush Hager,33 vjeç, njëra nga binjaket e ish-presidentit.

Poppymban emrin e stërgjyshit, ish-presidentit George H.W. Bush, i cili mbante nofkënPoppy(lulekuqe) kur ishte ende i vogël.

Xhorxh W. Bush, presidenti amerikan nw periudhën 2001-2009, ka pozuarme mbesën dhe bashkëshorten e tijLaura.

“Lauradheunë jemi të lumtur për ardhjen në jetë të mbesës sonë të vogël“, tha ai.

Vajza e madhe e Jenna Bush Hager, Margaret Laura lindi në prill të vitit 2013.

Jenna, shkrimtare dhe gazetare, bashkëpunon me rrjetin televiziv NBC.

Ferizaj: Për shkak të mbingarkesës, reduktime të rrymës

0

KEDS Sh.A. njofton se sot , më 14.08.2015 në NS 110/35/10 kV Ferizaj prej orës 08:45 janë duke u aplikuar reduktime të dhunshme për shkak të mbingarkesës në transformator (stabilimente të KOSTT-it).

Siç njofton KEDS Sh.A, reduktimet janë duke u aplikuar për konsumatorët që furnizohen nga nënstacionet NS 35/10 kV Ferizaj, NS 35/10 kV Kaçanik dhe NS 35/10 kV Ferizaj.

KOSTT-i planifikon ta përfundojë punën sot në orën 12:00 kur edhe pritet të normalizohet gjendja.

Thaçi president ose zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Hashim Thaçi nëse nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës në raundin e parë ose të dytë të votimeve në Kuvend, përkatësisht me 80 vota, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, kjo është kërkesa më e fundit e zyrtarëve të PDK-së drejtuar partnerit të koalicionit qeverisës (LDK), të cilëve u ka bërë të qartë se nuk pranojnë që lideri i partisë më të madhe të zgjidhet president në raundin e tretë të votimeve, me 61 vota të deputetëve,transmeton zëri.info

Drejtuesit e partisë më të madhe në vend ia kanë bërë të qartë këto kërkesa partnerit të koalicionit, pasi që disa deputetë të LDK-së, përkatësisht 6-8 vetë, llogaritet se nuk do ta votojnë Thaçin president, pasi t’i skadojë mandati presidentes, Atifete Jahjaga.

Megjithatë, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” se pavarësisht deklarimit të disa deputetëve të LDK-së kundër zgjedhjes së Thaçit për president, më shumë u beson fjalëve të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që kjo parti do ta mbështesë Hashim Thaçin për president të Republikës…

Januzaj: Dua të mbetëm në Junajted

0

Futbillisti i Mançester Junajted-it Adnan Januzaj pas fitores së sontme ndaj Aston Villës 1 me 0, ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Old Traford.

Januzaj ka qenë sonte në ekip që nga fillimi i ndeshjes dhe se në pjesën e parë të lojës ka shë-nuar një gol të rrallë e me të cilin rezultat ka përfunduar edhe kjo ndeshje.
Ka disa kohë që spekulohet në Old Traford se si ndoshta Junajted dëshiron ta huazoj ose edhe ta shes reprezentuesin shqiptar të Belgjikës.

“ Po shpresoj dhe po besoj se do të jap shumë më tepër duke shënuar gola të tjera. Ato që fliten janë thashetheme sepse unë jam i lumtur këtu, do të luftojë për një vend të sigurtë në ekip, ka thënë Adnan Januzaj,

Biserko: Perëndimi nuk po e sheh nacionalizmin e Serbisë

0

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit serb për të drejta të njeriut, Sonja Biserko për gazetën “Danas”, iniciativën e kryeministri serb Aleksandar Vuçiq për një ditë përkujtimi për të gjitha viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi e ka quajtur të pamenduar dhe mendjelehtësi.

Kjo iniciativë është bërë në atmosferën e mohimit total të së kaluarës luftarake, transmeton Koha.net.

“Është e domosdoshme të fillohet nga agresioni i Serbisë dhe i APJ-së në Jugosllavi, përkatësisht në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Duket se Perëndimi po kalon lehtas nëpër këtë, të paktën në komunikim me Beogradin e vetë Beogradi në muaj e fundit, me sjelljen e vet ka konfirmuar se nacionalizmi serb është ende këmbëngulës”, ka thënë Biserko.

Pajtimi, sipas Biserkos është proces i gjatë dhe kërkon norma etike e morale e nëmët nuk mbështet propozimi i Vuçiqit ka thënë ajo e cila nuk është e habitur me kundërshtimet kësaj ideja që kanë ardhur nga Kosova, Kroacia e Bosnja.

Duke folur rreth insistimit të Perëndimit për pajtim, Biserko ka thënë se ai insistim nuk po bëhet në mënyrë adekuate.

Biserko ka thënë se Perëndimi po flet me një pjesë të garniturës serbe të luftërave të viteve të 90-ta, por ka shtuar se nuk ka zgjidhej tjetër.

Tokio: Kafeneja nën shoqërinë e gjarpërinjve(FOTO)

0

Një kafene e veçantë ka hapur dyert e saj në Tokio për klientët që duan shoqërinë e gjarpërinjve.

Tokio Snake Center, e cila u hap të shtunën, ka rreth 35 gjarpërinj, jo-helmues, të cilët do t’u bëjnë “shoqëri” klientëve të saj.

Klientët mund të shijojnë kafen e tyre me një nga 20 gjarpërinjtë e racave të ndryshme që vijnë vërdallë në kafaze në tryezën e tyre.

Tarifa e hyrjes, pa përfshirë pije dhe ushqime është 8,04 dollarë por nëse klientët shtojnë 4,30 dollarë ata mund të mbajnë dhe të luajnë me gjarpërinjtë.

Kafeneja ka tërhequr vëmendjen e banorëve, veçanërisht të vajzave të shkollave të mesme – kjo ndoshta edhe për shkak të vendndodhjes së saj në qarkun e modës në Tokio.

“Mënyra si ndihesh kur mban një gjarpër dhe mënyra se si ai lëviz është një ndjesi e veçantë,” tha studentja 16-vjeçare e shkollës së mesme Hikaru Hara ndërsa po luante me një gjarpër “misri” i një race të përzier.

Gjarpërinjtë “misër” e kanë marrë emrin nga disa fermerë indianw për shkak të strukturës së tyre.

Hara, miqtë e së cilës nuk ishin aq të bindur për bukurinë e gjarprit, tha se e kishte marrë vesh në internet për këtë kafene.

Në fundjavë, në kafene mbizotërojnë gjarpërinjtë “misri” – një specie e Amerikës së Veriut.

Gjarpri “misri” është i urtë dhe ekziston edhe në ngjyra të tjera, si floreshente portokalli, e kuqe dhe bezhë.

Ndërsa, për të apasionuarit e gjarpërinjve, kafeneja shet gjithashtu mallra me lëkurë gjarpri, duke përfshirë pantallona me lëkurë të rreme gjarpri- si edhe byzylyk fatsjellës me lëkurë gjarpri.

Pronarët e kafenesë thonë se duan të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë vlerën e gjarpërinjve, edhe pse ata kanë një reputacion të keq.

“Fillimisht, kam qenë i interesuar në ruajtjen e mjedisit, dhe në këtë kontekst, doja ti tregoja njerëzve anët e mira të kafshëve, prandaj e hap a këtë kafene,” tha Hisamitsu Kaneko, menaxher i përgjithshëm i kafenesë, i cili thotë se ai blen vetëm lloje të përzgjedhur gjarpërinjsh.

Manchester : Në mes të rrugës hapet gropë e thellë 12 metra(VIDEO)

0

Në një nga rrugët më të ngarkuara në Manchester është krijuar një gropë me thellësi 12 metra dhe gjerësi prej 4 metrash, si pasojë e shirave të dendur, raporton BBC .

Për vetëm gjashtë orë në Manchester ka ra as shumë shi sa në kushte normale nuk do të binte për dy javë.

Rruga do të mbyllet gjatë vikendit ndërsa se kur do të lirohet për qarkullim varet nga sanimi i dëmeve.

Shkarkohet Gjelosh Vataj – drejtor i ujësjellsit “Prishtina”

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shkarkuar Gjelosh Vatajn nga posti i drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompania.
Informacione të pranuara nga Indeksonline kanë thënë se bordi drejtues në një mbledhje të mbajtur sot e ka shkarkuar Gjelosh Vatajn dhe si duket ushtrues detyre e ka caktuar Selatin Ratkocerin.
E kontaktuar nga Indeksonline zëdhënsja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tha se ka pasë të mbahet një mbledhje por që nuk kam më shumë informacione. Behet e ditur se Vataj per momentin gjendet ne SHBA.

Oliver Ivanoviq në spital

0

Lideri i Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviq pas tetë ditësh grevë urie është dërguar sot në spital në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç ka bërë të ditur radio Kontakt Plus e Mitrovicës Ivanoviq nënë përcjellje të Policisë dhe të qendrës së paraburgimit është dërguar në spital rreth orës 17 e 30.

Ivanoviw është sjellë në Qendrën mjekësore dhe për momentin gjendet në repartin intern të spitalit, konfirmoi drejtori i kësaj qendre Ivan Millanoviq.

Zëdhënësja e EULEX-it Dragana Nikoliq-Solomon nuk ka mundur të konfirmojë e as komentojë lajmin se Ivanoviq është dërguar në spital e as se gjykata ka dhënë ndonjë urdhër për dërgimin e të paraburgosurit në spital.

Ivanoviq grevën e urisë e ka filluar në burgun e Mitrovicës më 7 gusht me kërkesën që të mbrohet në ligi në procesin që po mbahet kundër tij në akuzën për krime lufte.

Ai është arrestuar në janar të vitit të kaluar.