Vdes e aksidentuara

0

Dje rreth orës 11:30 në rrugën Obiliq-Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku si pasojë e aksidentit ka vdekur pasagjerja femër.

Sipas policisë me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21 Media/

Irani dorëzon dokumentacionin bërthamor

0

Irani i ka dorëzuar agjencisë bërthamore të OKB-së (IAEA) një sërë dokumentesh në lidhje me akuzat se po përpiqet të krijojë armë bërthamore.

Dokumentet u dorëzuan brenda një afati të vendosur më parë si një ndër kushtet për lehtësimin e sanksioneve të parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar me fuqitë botërore. Dokumentet shpjeguese pritet të mbështesin linjën e mëparshme të ndjekur nga Irani për mohimin e një aktiviteti të tillë.

Marrëveshja që Irani nënshkroi më 14 korrik me fuqitë botërore ka si qëllim kryesor ngadalësimin e aktivitetit që mund të shfrytëzohet për prodhimin e armëve bërthamore. Një element dytësor i marrëveshjes e detyron Iranin të bashkëpunojë më IAEA-në në hetimin e këtyre akuzave, proçes të cilin dy palët ranë dakort ta përmbyllin deri në muajin dhjetor.

Sanksionet ndaj Iranit do të mund të hiqen plotësisht vetëm pasi IAEA-ja të jetë shprehur se Irani i është përgjigjur pyetjes rreth të shkuarës së tij bërthamore, si dhe se ka marrë masat e kërkuara për të ulur programin e tanishëm bërthamor.

Bllokohen 7 grupe kriminale shqiptare në Londër

0

‘The Times’ e Londrës shkruan se nga 19 rrjetet kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore dhe që janë shkatërruar nga policia, vetëm në zonën e Calais, në pikën hyrëse mes Francës e Britanisë, 7 prej tyre janë shqiptare.

Sipas shtypit britanik, aktiviteti i tyre kriminal ka gjeneruar vetëm brenda një viti një fitim prej 2 milionë eurosh. Kjo shifër konfirmon një rritje të grupeve kriminale që merren me organizimin e udhëtimit të emigrantëve drejt Britanisë në krahasim me vitin 2014, kur në total policia arriti të shkatërronte vetëm 6 rrjete kriminale,transmeton koha.net

Arrestimet e kësaj jave të njërit prej grupeve kriminale shqiptare ishin pjesë e një hetimi të fshehtë të nisur nga policia kufitare në muajin maj. Nga 1 shkurti deri në 10 gusht të këtij viti, grupimi shqiptar kishte organizuar 44 udhëtime me 250 emigrantë shqiptarë që kërkonin të hynin në Britani. Vetëm në 24 nga këto udhëtime, dërguan në ishull 150 prej tyre.

Këto grupime thuhet se janë të armatosura dhe posedojnë shuma të mëdha parash të thata dhe bashkëpunojnë me shoferët e huaj të mauneve që transportojnë mallra drejt Britanisë së Madhe.

Shumë prej tyre organizojnë udhëtime duke rekrutuar shtetas francezë në gjendje të keqe ekonomike nga periferitë e Parisit, duke u paguar për udhëtimet e duke marrë makina me qira për të shmangur dyshimet e policisë.

Dyndjet e shqiptarëve drejt Britanisë kanë pësuar rritje gjatë vitit të fundit, ku shumica janë të rinj e minorenë që kërkojnë azil për gjakmarrje, prostitucion, orientim seksual apo për t’iu shmangur radikalizimit fetar, ndërkohë që shumica e të rriturve rrinë në të zezë dhe një pjesë angazhohen në aktivitete të tjera kriminale.

Horoskopi ditor, 16 gusht 2015

0

Dashi
Kjo ditë premton të jetë e dobishme në shumë mënyra. Kjo gjë mund të jetë e lidhur me takimet krijuese, komunikimin me familjen dhe të dashurit tuaj. Aktivitetet e planifikuara të javës dhe marrëdhëniet me familjarët do të karakterizohen nga harmonia.

Demi
Kjo ditë favorizon ndërveprimin me rrethin e ngushtë të miqve. Do t’ju jepet mundësia për të vlerësuar miqtë tuaj. Prej tyre ju do të merrni këshilla të vlefshme për çështjet e zemrës si dhe do ju ndihmojnë në karrierën tuaj. Këshillohet që të përfshiheni në aktivitete të ndryshme dhe të stërviteni. Nëse keni fëmijë, merruni me ta.

Binjakët
Sot qëndroni në pritje të dështimit në shumë fusha të jetës. Duke bërë një vlerësim të plotë të situatës, përpiquni të formoni një botëkuptim të saktë. Nuk ka nevojë të mbifokusoheni në çështjet profesionale. Kjo është e dobishme kryesisht për punët personale dhe në dashuri. Rritja e një përçarje në marrëdhëniet familjare, kërkon që të ndryshoni sjelljen dhe qëndrimin tuaj.

Gaforrja
Ndodhitë e mundshme të ftohjes dhe agravim i sëmundjeve kronike, mund të shfaqen sot. Bëni kujdes me regjimin ushqimor, duke i dhënë përparësi atij natyral dhe të freskët si dhe lëngjeve. Ka shumë mundësi që të merrni lajme jo shumë të mira. Qëndrimi dhe argëtimi me kafshët mund të bëjë që të rigjeni ekuilibrin dhe harmoninë e ndjenjave dhe mendimeve.

Luani
Ka shumë mundësi që të ketë tensionim të situatës tuaj psikologjike. Këshillohet që të shfaqni interes në rritje për ngjarjet politike dhe mediatike. Gjithashtu rekomandohet që të qëndroni të qetë dhe të mos bëni gjëra të tepruara, për shkak të sëmundjeve të mundshme në sistemin nervor.

Virgjëresha
Ju do të keni nevojë për ndihmën financiare të miqve. Mos kini frikë të merrni hua dhe mos u shqetësoni, pasi këto janë vetëm vështirësi të përkohshme. Gjëja kryesore tani është që të relaksoni veten, pasi mund të ndeshni me surpriza të mundshme të pakëndshme dhe tundime. Java që vjen premton rritje tyë të ardhurave dhe një qasje krijuese për biznes.

Peshorja
Nëse në ditët e mëparshme e keni ruajtur veten kategorikisht nga guximi, gjatë kësaj dite do të keni një vështrim të ri për ngjarjet e kaluara për të nxjerrë konkluzionet e duhura. Femrat e lindura në këtë shenjë nuk duhet të mbajnë brenga në shpirt. Ka shumë mundësi që të keni njohje të reja interesante në të ardhme e afërt, të cilat mund të çojnë në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme.

Akrepi
Tregohuni më kritikë me veten, kuptojini ndjenjat tuaja, mendimet dhe veprimet. Përdorni çdo mundësi për të përmirësuar jetën tuaj personale. Mos i jepni shumë makinës, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

Shigjetari
Mbani parasysh se nismat e reja në të gjitha sferat e jetës nuk janë shumë të lehta. Këshillohet që të bëni një vlerësim objektiv të asaj që po ndodh. Ka shumë mundësi që së shpejti të ndjeni përfitimet e planit. Megjithatë mos llogarisni sukses të padiskutueshëm. Kalojeni mbrëmjen me familjarët dhe njerëzit që keni më shumë përzemër.

Bricjapi
Dita është e dobishme për ata që kanë planifikuar një udhëtim. Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje do të shoqëroheni nga optimizmi dhe lumturia. Rekomandohet që të shkoni përtej fushëveprimit normal të sjelljes. Mos dyshoni në sinqeritetin e njerëzve që ju rrethojnë. Gjatë pasdites ka shumë gjasa që të keni një konflikt të papritur në familje.

Ujori
Vitaliteti juaj do të jetë pak më lartë se normalisht, kështu që do të jetë e lehtë që t’a vini në punë, në mënyrë që të nisni një rol të ri. Rreziku dhe këmbëngulja në çështjet e sotme, mund të kenë si justifikim fitimin. Fati do të mbajë edhe për ca kohë anën tuaj, gjë që do të ndikojë në humorin tuaj të mirë.

Peshqit
Zgjidhja e disa problemeve shqetësuese në ambientin familjar do të shndërrohen në qëllimin tuaj kryesor. Me shumë mundësi do të keni debate dhe konflikte në familje pasi disa persona nuk do të mund t’ju kuptojnë as ju e as qëllimet tuaja, por mos u dekurajoni. Mos lejoni që kjo të bëhet arsye për tu tërhequr.

Sot Ferizaj dhe Gjakova pa rrymë

0

Kompania për distribuim dhe furnizim me energji elektrike ka njoftuar se sot prej orës 05:00 deri në 15:00 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1do të shkyçet Transformatori 110/10 kV T- 3 dhe gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Vezir Jashari, Rexhep Bislimi, Vëllezërit Gërvalla dhe fshatrat: Bibaj, Sojeve, Dardani, Mirosale e Zllatar.

Shkyçja bëhet për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit në transformator.

Edhe në Gjakovë, në NS 35/10kV Gjakova 1 prej orës 08:00 deri në orën 11:00 do të kete shkyçje totale.

Gjatë kesaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Jahoci, Meja, Rracaj, Pacaj, Rrypaj, Dallashaj, Sheremeti, Duzhne, Korenica, Shishmani, Neci, Ramoci, Guska, deva, Popoci, Ponosheci, Morina, Hotel Europa, Pacaj, Dobrosh, Nivokaz, Brovine, Molliqe, Botushe, Berjah, Stubell, Osek Hyla (një pjesë), Piskota, lagjja Dardania (një pjesë), Osek Hyla (një pjesë) Skivjani, Planqori, Hereqi, Dujaka, Novosella e Ulët, Novosella e Epërme, Janoshi, Biteshi KFOR-Aeroporti, Osek Pasha, Trakaniqi, Qerimi, Lug-Bunari, Sopoti, Beci Lagjja Shqiponja dhe Podrumi Ereniku Cermjani, Beci, Doblibare, Kralani, Shqiponja, Gergovci, Xhabeli, Bardhaniqi,Lagjet Qabrat, Hanges, Gerçar TV Syri, fabrika Jatex, is h fabrika Metaliku ENA. IMN Tjegullorja Mulliri, Feralli, Colgate. Restoranti Kompresori, ETC, pompa e benzinës.

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të izolatorëve të dëmtua

Jetë azilantësh…(FOTO)

0

Një grup prej 50 azilantësh aziatikë janë përleshur sot mes tyre në ishullin grek të Kos. Shkak është bërë radha e regjistrimit në zyrat pritëse të emigrantëve, ndërsa protagonistë kanë qenë shtetas sirianë, afganë,pakistanezë dhe iranianë.

Ata janë qëlluar mes tyre me gurë dhe grushte nën hundën e policisë greke, e cila më shumë se spektatorë nuk preferoi të ketë rol tjetër.

Qindra emigrantë aziatike po qëndronin në afërsi të stacionit të policisë kur shpërtheu përleshja.

Mësohet se autoritetet greke janë duke i dhënë prioritet regjistrimit të sirianëve, të cilët trajtohen si refugjatë për shkak se ata po i ikin luftës civile në vendin e tyre dhe për këtë arsye kanë më shumë të drejta në bazë të drejtës ndërkombëtare sesa emigrantët ekonomikë.

Rreth 250 mijë emigrantë aziatikë kanë kaluar Mesdheun gjatë këtij viti, numër ky që pritet të rritet edhe më tej gjatë javëve të ardhshme.

 

Clinton: Nuk është Obama fajtor për ISIS-in, por Bushi

0

Kandidatja për presidente të SHBA-ve Hilari Clinton iu ka përgjigjur ashpër akuzave të rivalit nga radhët e republikanëve Jeb Bush

Bush ka thënë se politika aktuale e presidentit Barack Obama në Irak ka shkaktuar pasiguri që ka sjellë deri te krijimi i ISIS-it

Clinton e cila gjatë mandatit të presidentit Obama ka ushtruar funksionin e sekretares së shtetit ka drejtuar gishtin nga vëllau i Jeb Bush, ish presidentin të SHBA-ve George W. Bush i cili në vitin 2003 ka filluar pushtimin e Irakut e më vonë po ashtu ka nënshrkuar marrëveshje për tërheqje të trupave amerikane nga ky vend, transmeton Reuters.

Jeb Bush , kandidati për president në zgjedhjet e vitit 2016, ka thënë më 12 gusht se Hillari Klinton duhet të ndajë fajin për zgjerimin e shtetit islam .

Shqipëria po përballet me mot të lig

0

Në disa qytete kryesore të Shqipërisë ka ndërprerje të ndjeshme të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin në orët e pasdites.

Pa energji janë disa lagje të Tiranës dhe zona të tjera nga jugu në veri.

Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në jug pa energji elektrike janë Himara, Jala, Dhërmiu e Palasa në jug dhe Vranishti, Brataj, Smokthina, Krasta e Martaneshi në verilindje.

Reshjet e shiut shkaktuan probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitja e gurëve dhe mjegulla bëri që situata më rrezikshme të paraqitej në aksin nga Elbasani në Qafë Thanë.

Për të shmangur aksidentet e mundshme policia kërkoi kujdes të veçantë nga drejtuesit e mjeteve.

Bosch: Specialja është në interes të liderëve politikë, që emrat të pastrohen

0

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch thotë se është në interes të liderëve politikë në Kosovë që Gjykata Speciale t’i pastrojë emrat e tyre.

Holandezi që shpesh është parë duke mbushur gropat e kryeqytetit me rërë, thotë për Gazetën Fjala se ende nuk dihet se kush janë të akuzuarit, të cilët do të gjykohen në Gjykatën Speciale, e as nuk është vendosur nëse përfundimisht selia e saj do të jetë në Holandë.

Për këtë po zhvillohen bisedime me shtetin e tij, ndërsa Bosch vlerëson se deputetët kanë vepruar mirë që i kanë thënë po krijimit të saj.

“Ne nuk e dimë kush do të akuzohet, por në qoftë se janë të pafajshëm, emrat e tyre do të pastrohen përgjithmonë”, thotë diplomati holandez.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet edhe më tej në luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e një ambienti të sigurt për investimet e huaja. Këtë, ai thotë se Qeveria nuk po e bën sa duhet.

I pari i Ambasadës holandeze thotë se kontributi i tij kryesor në Kosovë ka qenë angazhimi për të promovuar sundimin e ligjit në këtë vend, “të drejtat e grave dhe të drejtat e LGBT, për të përmirësuar mjedisin dhe tërheqjen e investimeve për të krijuar vende pune këtu, si dhe të punojë në lirinë e medias dhe zgjedhjeve të lira, e cila është në zemrën time si ish-ambasadori i OSBE-së”.

Ai nuk tregon nëse për shkak të pakënaqësisë me qeverisjen lokale në Prishtinë, ka marrë vetiniciativë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, siç edhe është parë disa herë.

Por, Bosch flet për Lëvizjen Vetëvendosje, me përfaqësuesit e së cilës parti është parë t’i ketë ngritur tensionet shpesh.

“Kjo është një parti relativisht e re e cila ka sjellë shumë vrull të ri në vend. Unë kam pasur marrëdhënie gjithmonë të përzemërt me ta, natyrisht pa pasur nevojë të dakordohem me ta në çdo gjë”, thotë Bosch.

Ai dëshiron të mbahet mend në Kosovë si ambasadori që ka dhënë kontribut në përmirësimin e ajrit dhe uljen e ndotjes në vend, si dhe avancimin e të drejtave të LGBT-ve.

“Qëkur jam këtu, edhe falë Holandës dhe Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Prishtinë ka rënë në mënyrë të konsiderueshme, për çfarë unë dua të mbahet mend. Siç thash, është shënuar përparimi në të drejtat e grave dhe të drejtat e LGBT-së. Lidhjet rrugore janë më të mira, por hekurudha nuk duhet të harrohet”, porositë Bosch duke vlerësuar mikpritjen dhe miqësinë kosovare.

Stavileci i dha kontribut të madh shkencës dhe vendit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi sot familjen Stavileci me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Esat Stavilecit.

“E ndaj me Ju, e nderuara familje dhimbjen për këtë humbje të madhe për ju dhe për të gjithë ne në Kosovë duke e kujtuar me shumë respekt, punën dhe kontributin e çmuar të Akademik Esat Stavilecit.

Akademik Stavileci do të mbahet mend ndër gjenerata për kontributin e jashtëzakonshëm shkencor në fushën juridike-kushtetuese dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për vendin e tij.

Ndarja nga jeta e Akademik Esat Stavilecit, është humbje e madhe jo vetëm për ju e nderuara familje Stavileci, por edhe për gjithë komunitetin shkencor të Kosovës, për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata studiues që patën fatin të punojnë me të dhe të mësojnë nga ai”.

——–

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Stavileci dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të anëtarit të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ekspertit të shquar në fushën e shkencave juridike, Akademik Esat Stavilecit.

“Me pikëllim dhe dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Esat Stavilecit. Akademik Esat Stavileci me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, veçanërisht në avancimin e gjithanshëm të shkencave juridike në shtetin e Kosovës. Akademik Esat Stavileci, do të përkujtohet gjithnjë si një profesor frymëzues për breza të tërë të juristëve të Kosovës dhe për punën dhe kontributin e madh në fushën e studimeve juridike në Kosovë”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

——-

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Stavileci me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Esat Stavilecit.

“Sot të gjithë ne e humbëm një mik, një profesor, një akademik, një shkencëtar, një mentor që me përkushtimin e tij dhe me profesionalizmin ishte shembull për të gjithë se si të punohet dhe të jetohet.

Do ta kujtojmë përgjithmonë si patriot, si një ndër akademikët, juristët e profesorët më të mirë që ka pasur Kosova”.
———
Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Stavilevci me rastin e vdekjes së akademik Esat Stavilevci.

Kusari-Lila në telegramin e ngushëllimit ka thënë se Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi ka humbur një personalitet dhe intelektual të dalluar.

——–

Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, ngushëllon familjen Stavileci, për vdekjen e Akademik Esat Stavileci.