Nuk do ta besoni sa fiton Facebook në sekondë

0

Facebook ka arritur në rreth 253 miliardë dollarë dhe kjo, kryesisht falë sponsorizimeve që ju shihni kur bëni kontrollimin e faqes tuaj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Facebook më së shumti para’ fiton nga reklamat, përkatësisht rreth 90%.

Po sipas të dhënave të publikuara nga mediat e huaja, Facebook fiton jo më pak se 432 dollarë për sekondë, ose 37 milionë e 324 mijë dollarë në ditë.

Facebook, i cili bëri 69% të parave të tij falë shpalljeve që i kishte fituar nga celularët në tremujorin e fundit të 2014, tani është kompania e nëntë më e madhe, përpara “Walmart”, “Procter & Gamble” dhe “Google”.

Kësaj të fundit i janë dashur tetë vite për të arritur kapitalizmin aktual të tregut të Facebook­ut.

Korrupsion ka, s’po gjykohet fare sepse po mungon guximi!(Video)

0

Ndër institucionet më të korruptuara në vendin tonë mbeten qeveria, gjyqësori, komunat dhe ndërmarrjet publike. Korrupsion ka më së shumti tek Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe KEK-u, pasi në këto dikastere ka tenderë të mëdhenj.

Kështu ka vlerësuar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni në intervistën për KosovaPress, ku sipas tij te pushteti, te gjyqësori nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka transparencë.

Ai mendon se po iu mungon kurajo edhe prokurorëve por edhe fuqia e guximi profesional i gjyqtarëve që të trajtojnë këto raste korruptive.

Preteni vazhdon me retorikën e njëjtë, i cili thotë se flitet shumë për korrupsionin, hetohet pak por s’po gjykohet fare. Me gjithë insistimin tonë, Preteni nuk ka treguar emrat e atyre zyrtarëve publik që pretendohet se janë të korruptuar.

Por sipas tij, po iu mungon ligji Antimafia për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

I pari i AKK-së tha se janë në fazën e kontrollit dhe janë diku 800 zyrtarë që sipas tij herët është të flitet tani se cilat janë të arriturat.

Shefi i AKK nuk ka dashur të flas me emra për ata zyrtarë të cilët pretendohen se janë të përfshirë në korrupsion.

Preteni kur foli për dëmet e buxhetit të shtetit tha se edhe punësimi është problem, nepotizmi, familjarizmi dhe mos respektimi i ligjeve në punësim, për të cilat AKK këto janë raste që ndodhin dhe të cilat do të trajtohen.

Ai tha se misioni i agjencisë tani në këtë fazë është parandalimi i korrupsionit në fushën e prokurimit publik. Sipas tij kanë zyrtarë të cilët me kapacitete të plota janë duke i përcjellë si vëzhgues disa vlerësime të tenderëve me vlera më të larta…

Ai tha se tenderët me të ndjeshëm dhe ku është vlera më e lartë, për këtë janë duke përcjellë tek Ministria e Shëndetësisë, ku janë duke i përcjellë disa tenderë.

ShBA do dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

0

Shtetet Bashkuara të Amerikës kërkojnë dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Serbi Michael Kirby.

“Qëkur në tetorin e vitit 2012, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton vizituan Beogradin, ato biseduan për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, por kurrë nuk u tha se çfarë do të thoshte ky normalizim. Deri më tash nuk është miratuar kurrfarë dokumenti, e se në çfarë forme do të jetë, i takon Serbisë, Kosovës dhe BE-së të vendosin e të pranojnë për atë që janë marrë vesh”, ka thënë Kirby.

Kirby ka deklaruar sot se do të dëshironte që rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi të zgjidhet sa më parë jo vetëm për shkak të pasaportave që i kanë pasur, por që njerëzit të kuptojnë se ata që e kanë bërë vrasjen nuk bën të mbesin të padënuar, ka thënë ai për agjencinë serbe të lajmeve Beta .

“Është e vërtetë se janë vrarë tre shtetas tanë, por janë vrarë edhe shumë njerëz të tjerë në rajon. Në këtë rast konkret, në paraburgim i ka vrarë policia e ajo këtë nuk është dashur ta bënte assesi. Do të dëshiroja që rasti Bytyçi të zgjidhet sa më parë, por që këtë njerëzit mos ta shohin vetëm si kërkesë thjesht të Amerikës, por vetëm si model se si duhet kërkuar drejtësinë”, ka thënë Kirby, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në Ballkan ka pasur shumë vrasje dhe të gjithë duan drejtësi për anëtarët e familjeve të tyre të vrarë .

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në shtator viziton ShBA dhe atje do të takohet me zëvendëskryetarin amerikan Joe Biden.

Nesër i jepet lamtumira e fundit Esat Stavilecit

0

Nën patronatin e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, nesër organizohet ceremoni lamtumirës për profesorin e ndjerë Esat Stavileci.

Nga ora 14:00, siç edhe njofton komuna e Gjakovës do të mbahet një mbledhje komemorative në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Nga ora 14:30, do të bëhen homazhet dhe nderimet e fundit në hollin e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”, ndërsa, në ora 17:00, do të bëhet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Gjakovës.

+++
Fakulteti i Juridik i UP ka njoftuar se nesër më 17.08.2015 në orën 09.00 në lokalet e këtij fakulteti do të mbahet mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së akademik Esat Stavileci .
+++
Siç është kumtuar më parë, Mbledhja komemorative do të mbahet të hënën, më 17 gusht 2015, në orën 10:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa homazhet nga ora 10:30-11:30, po ashtu në Mjediset e Akademisë.

Dimitrov: Maqedonasit janë bullgarë

0

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje, Bozhidar Dimitrov, ka nisur fushatën për shndërrimin e maqedonasve në bullgarë. Teza e tij: gati të gjithë maqedonasit janë bullgarë, transmeton DW.

Bozhidar Dimitrovi është drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje dhe çdo të shtunë mban ligjërata në një emision televiziv në Bullgari. Gati 70-vjeçari trajtohet si kujdestar i vlerave historike bullgare dhe propagandues i çështjeve kombëtare. Me tezat populiste ai kërkon ndryshimin e ligjit, me qëllim që maqedonasit të kenë të drejtën të marrin nënshtetësinë bullgare. Ai thotë se maqedonasit nuk duhet të kenë dëshmi për prejardhjen bullgare. Historiani Bozhidar Dimitrov shpjegon: “13 shekuj, deri në vitin 1944, në Maqedoni kanë jetuar bullgarët. Dhe një ditë u është thënë se ata nuk janë më bullgarë por maqedonas dhe se ata nuk kanë lidhje me Bullgarinë. U është thënë se ata do të kenë një shtet të vetin, historinë dhe gjuhën e tyre. Dhe kjo është bërë, ndaj ata kanë probleme me identitetin”.

Marrja e nënshtetësisë bullgare

Deri në 500.000 maqedonas mund të marrin nënshtetësinë bullgare dhe të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, shpreson ai. Kjo do të ishte një e katërta e shtetasve të Maqedonisë dhe do të konfirmonte tezën se “maqedonasit janë bullgarë”, të cilën e sugjeron Dimitrovi. Dimitrovi ka punuar dikur në shërbimin sekret komunist të Bullgarisë dhe është detyruar me dhunë të heqë dorë nga posti ministror. Por ai nuk ka pikë dyshimi se do ta realizojë qëllimin e tij për ndryshimin e ligjit: “Nëse organizohemi mirë, dhe këtu kërkohet jo vetëm ndryshimi i ligjit por edhe vullneti politik, maqedonasit shumë shpejt mund të bëhen pjesë e BE. Ne kështu do t’i zgjidhnim problemet tona demografike. Të gjithë maqedonasit, me në krye kryeministrin e tyre, duan të marrin pasaportën bullgare”.

Georgievski ka pasaportë bullgare

Ish-kryeministri maqedonas Ljupço Georgievski ka pasaportë bullgare. Por ai kundërshton tezën për Maqedoninë bullgare: “Në Maqedoni kanë ekzistuar edhe 90 vite para vitit 1945 patriotë të cilët i kanë pështyrë bullgarët. Kjo vazhdon deri më sot. Mendoj se “Muri i Berlinit” mes bullgarëve dhe maqedonasve ende ekziston. Ne duhet të lirohemi nga këto paragjykime. Por prej pavarësimit të Maqedonisë është shënuar edhe një afrim me Bullgarinë.”

Në Maqedoni ndërkohë dy të tretat e banorëve kanë dyshtetësi dhe në këtë mënyrë një mundësi të madhe lëvizjeje. Edhe shoferët bullgarë vozisin makina në botën e jashtme me targa bullgare. Por në Maqedoni një e treta e popullatës janë shqiptarë. Analisti Kim Mehmeti shpjegon dallimin mes maqedonasve dhe bullgarëve: “Këta janë dy popuj, por nuk ka asnjë vend tjetër ku historia e dy popujve është kaq e ndërthurur si ajo e bullgarëve dhe maqedonasve. Në Sofje dhe në Disneyland-in Shkup i gjejmë të njëjtat përmendore”.

Maqedonia është një vend prej nga largohen shumë banorë. Dëshira për të pasur një pasaportë të BE ka bërë që shumë maqedonas të deklarohen bullgarë. Një kalimtar në rrugë thotë: “Punëtorët tanë nuk munden të kthehen në vendlindje. Së shpejti do të kemi një Maqedoni pa maqedonas”.

Diplomacia e politizuar po e dëmton imazhin e brishtë të Maqedonisë

0

Sindikata e shërbimeve diplomatike në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj vendimit për emërimin e ish-drejtorit të Doganave për ambasador, duke theksuar se ai nuk i plotëson as kushtet minimale për të qenë diplomat.

Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë se tanimë është bërë praktikë që partitë politike në pushtet, kur vendosin të heqin dikë nga skena politika, mënyra më pak e dhimbshme është që ta çojnë në diplomaci, por kjo i kushton shumë Maqedonisë si shtet, në planin afatgjatë.
“Në ambasada emërohen kuadro që nuk i plotësojnë as kushtet elementare, andaj është koha që të shtypet butoni, i cili do ta ndalojë këtë praktikë. Ne, si sindikatë, kërkojmë që të ndërpritet procedura e emërimit të ish-drejtorit të doganave, Vanco Kargov, për ambasador, aq më shumë se ai është i dënuar me tre muaj burg me kusht për keqpërdorim të pozitës, dhe kjo me automatizëm pamundëson dhe marrjen e certifikatës së sigurisë”, tha Todorovski për REL, transmeton “Zhurnal”.
“Do të thotë kemi shkelje flagrante të ligjit që rregullon emrin dhe punën e diplomatëve. Pra, kjo është derexheja, në të cilën ndodhet diplomacia e Maqedonisë”, thotë Sasho Todorovski, kryetar i Sindikatës së shërbimeve diplomatike në Maqedoni.
Nga ana tjetër, Alajdin Demiri, thotë se Maqedonisë i kushton shumë mungesa e profesionalizmit të diplomatëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për krijimin e aleancave me vendet e fuqishme të Evropës në funksion të interesave të Maqedonisë si shtet.
Sipas Demirit, duhet shtruar pyetjen kush duhet ta profesionalizojë diplomacinë, kur çdo pore e institucioneve është skajshmërisht e partizuar.

“Partitive politike diplomacia u ka shërbyer që të lirohen nga ajo pjesë e kuadrove, të cilët llogariten si të padëshirueshëm, e që në mënyrë shumë elegante, me anë të diplomacisë, zhduken, duke bërë që diplomacia maqedonase tëjetë në atë nivel të palakmueshëm që është”, vlerëson Demiri, ish-diplomat.

Sipas tij, Maqedonia disponon me kuadër të aftësuar në nivel të lartë të profesionalitetit, por ai kuadër mbahet larg dikasterit të Punëve të Jashtme, sepse nuk respekton direktivat e partisë.
Siç thotë Demiri, diplomatët janë vënë në funksion të pushteti dhe në funksion të interesave shtetërore të vendit.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk u ngrit në nivel të profesionalizmit, për arsye se gjithmonë ishte në shërbim të pushtetit, në shërbim të politikave ditore… pra, këta janë ato handikapë që e lënë diplomacinë maqedonase në këtë nivel”, thekson Demiri.
Edhe Sasho Todorovski, kryetar i Sindikatës së shërbimeve diplomatike në Maqedoni, konsideron se pushteti, nëpërmjet labirinteve të Ligjit për punë të jashtme, i cili nuk është i precizuar sa duhet, mbush përfaqësitë diplomatike me kuadër partiak që do të sjellin vota ose benifite për partinë, po assesi për atë që emërohen të sjellin benificionepër shtetin.

“Të gjitha kërkesat e sindikatës së shërbimeve diplomatike hasin në vesh të shurdhër, madje kemi ngritur dhe një numër të caktuar të proceseve gjyqësore ndaj vendimeve jashtëligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë emërimit të diplomatëve, por hasëm në një ashtu, si ta quaj, erozion të sistemit gjyqësor, i cili u vu në mbrojtje të vendimeve të pushtetit, kështu që fatkeqësisht mbetemi pa pikë mundësie të reagimit”, potencon Todorovski.
Diplomacia maqedonase viteve të fundit është përcjellë me një varg skandalesh, duke filluar nga keqpërdorimi i postit të ambasadorit në favor të bërjes së biznesit, deri te konfliktet, madje edhe fizike ndërmjet të punësuarve, pikërisht nga ata të cilët në postin e ambasadorit vinin nga politika, si ministra ose ish-zëvendësministra, ose bartës të funksioneve të larta të partisë.
Sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, këto veprime jo vetëm që flasin për nivelin e ulët të kuadrit diplomatik, por njëherësh prishin dhe imazhin e shtetit.

Hughes: Shaqiri do të shkëlqejë këtë sezon

0

Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka deklaruar se përforcimi i ri i skuadrës së tij, Xherdan Shaqiri ishte i zhgënjyer kur mori lajmin se ai nuk do të mund të luajë në “White Hart Lane”.

Ish-futbollisti i Interit nga tribunat e shikoi ndeshjen e djeshme të skuadrës së tij kundër Tottenhamit (2-2).
Hughes thotë se ylli i përfaqësues së Zvicrës do të debutojë në sfidën e radhës kundër Norwich Cityt. Ai është i bindur se Shaqiri do të ketë një sezon të mirë në Premier League.

“Ai mezi pret të luajë. Ishte i zhgënjyer pas lajmit se ai nuk mund të luajë në ‘White Hart Lane’”, ka thënë Hughes.

“Unë mendoj se ai mund të luajë mirë në Premier League në krahasim më atë që ka ndodhur në Seria A, sepse ky është një kampionat i hapur”, ka theksuar ai.

PDK e LDK përplasen për shëndetësi

0

Katër doktoresha, shefe të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Gjilan janë larguar nga pozitat e tyre. Me vendim të drejtorit QKMF-së në këtë komunë, ato u degraduan me arsyetimin se treguan menaxhim të dobët të punës.

Fillimisht atyre iu dha një vërejtje me shkrim e pastaj pasoj largimi. E tani, një vërejtje ka marr edhe kryeshefi i QKMF-së, Valbon Milazimi. Ky i fundit thotë se po pret që edhe këtë ta largojnë nga pozita e kryeshefit, dhe se krejt këto mendojnë se po bëhen për arsye politike.

Valbon Milazimi thotë për KosovaPress se nuk do të pajtohet me një vendim të tillë, por do të ndjekë të gjitha mundësitë ligjore.

Partia e Isa Mustafës dhe ajo e Hashim Thaçit arritën të pajtoheshin në Prishtinë duke formuar koalicionin qeverisës, por nëpër komuna ata po përplasen jo rrallë.

Në fund të muajit korrik, të këtij viti, drejtori i QKMF-së në Gjilan, largoj katër doktoresha-shefe të shërbimeve mjekësore, që sipas tij nuk po menaxhojnë siç duhet me postin që iu është dhënë.

Pas tyre, një vërejte të ngjashme ka marrë edhe kryeshefi i QKMF-së, Valbon Milazimi. Por, at ij i është shqiptuar vetën një vërejte me shkrim.

Megjithatë, ai thotë se është në pritje të hapit tjetër, që është largim nga pozita.

Ai thotë se krejt këto po iu bëhen për shkak se ai dhe katër drejtoreshat i përkasin subjektit politik PDK. Sipas Milazimit, qeverisja e LDK-së në Gjilan ka për synim që t’i “përzë” të gjithë ata që i përkasin subjekteve tjera politike, e jo LDK-së.

Arsyetimi që iu është dhënë doktoreshave, për Milazimin nuk është i mjaftueshëm. Ai thotë se ato kanë qenë vetëm shkelje të lehta të detyrës, gjë që nuk mjaftojnë për largim nga pozita.

Valbon Milazimi ka qenë drejtor i QKMF-së, deri kur LDK nisi të qeverisë me Gjilanin. Pastaj ai u ulë në pozitën e kryeshefit.

Ai thotë se do t’i drejtohet gjykatës në rast se largohet edhe nga pozita e kryeshefit.

KosovaPress ka siguruar vendimet që u janë lëshuar doktoreshave-shefe të qendrave.

Për shefen e QMF-së “Arbëria”, thuhet se nuk i ka përfillur udhëzimet e menaxhmentit të QKMF-së, me çka ka bërë lëndim të lehtë të detyrave të punës. E për këtë, i është shqiptuar masa disiplinore “ulje në pozitë”. Në arsyetim thuhet se drejtori i QKMF-së pasi ka shqyrtuar të gjitha provat, konstaton se në atë qendër pati favorizim të padrejtë të punëtorëve të caktuar, rregullim të orarit sipas dëshirës dhe menaxhim të dobët.

Drejtoresha tjetër e cila u ulë në pozitë ishte shefe e mjekësisë familjarë në QKMF, tjetra ishte shefe në QMF “Dheu i Bardhë”, ndërsa doktoresha tjetër ishte shefe e shërbimit “Stomatologjik” pranë QKMF-së.

KosovaPress ka provuar të bisedojë me zyrtarë të Komunës së Gjilanit më shumë rreth kësaj çështje, por ata nuk qenë të gatshëm të përgjigjen

​Mbi 57 milion euro ndahen për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

0

Mbi 57 milion euro janë ndarë nga Instrumenti i Para Anëtarësimit II (IPA II) për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes të cilave synohet të forcohen dhe përmirësohen kushtet në këtë sektor.

Programimi i këtyre fondeve të BE-së tanimë ka përfunduar në kuadër të Dokumentit Planifikues Sektorial dhe po ashtu janë hartuar edhe projekte konkrete që lidhen me këtë sektor.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, duke sqaruar se ministria që ai drejton ka koordinuar në tërësi programimin e këtyre fondeve. Ndërsa sa i përket implementimit të projekteve, ai ka thënë se një gjë e tillë pritet të ndodh ndërmjet viteve 2016-2018.

“Këto projekte që do të financohen nga BE-ja do të ndikojnë në forcimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural si një prej prioriteteve strategjike të Qeverisë së Kosovës. Në këtë kuadër veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit agro-ushqimor në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatë në zona rurale si dhe përmirës imin e sigurisë së ushqimit dhe rritjes së aftësisë së eksportit të sektorit agro-ushqimor”, ka thënë Çollaku.

Në këtë aspekt rol të rëndësishëm do të luaj edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e cila ka thënë se do të ofroj mundësi të shumta për prodhuesit vendor, por gjithnjë nëse përcillet me ngritje të kualitetit dhe kapaciteteve eksportuese.

Më tej ka njoftuar se në kuadër të Dokumenti Planifikues Sektorial për bujqësi e zhvillim rural janë identifikuar dy nënsektorë që do të mbështeten e që janë nënsektori i bujqësi dhe zhvillim rural si dhe ai i sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë.

Për të parin, sqaron se parashihet dhënie e granteve strukturale që sipas tij, do të fokusohen në mbështetjen e sektorit të prodhimtarisë primare.

“Kjo nënkupton mbështetje ndaj fermerëve, industrisë agro-përpunuese dhe diversifikimit rural. Për implementimin e këtij prioriteti janë para parë mbi 32 milion euro”, plotësoi Çollaku.

Në të njëjtën kohë për këtë nënsektor tregon se parashihet të ketë mbështetje edhe në trajtimin e sfidës së ndryshimit të klimës duke promovuar efikasitetin e burimeve dhe duke mbështetur zhvendosjen drejt një ekonomie me nivel më të ulët të emetimit të karbonit në bujqësi.

E kur është fjala për nënsektorin e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë për mbështetjen e tij janë ndarë mbi 9 milion euro.

Me këto mjete ministri Çollaku, njofton se do të mbështetet promovimi i dialogut social dhe transferimi i njohurive e inovacionit, mbështetja për sjelljen e standardeve të sigurisë ushqimore në Kosovë në përputhje me ‘acquis’ si dhe mbështetje do të ketë edhe për përmirësimin e mbledhjes së të dhënave sistematike dhe të besueshme si dhe për gjenerimin e statistikave në përputhje me kërkesat e BE-së.

Projektet që do të përkrahen nga fondet e BE-së sipas Çollakut do të jenë komplementare me fondet e ndara nga Qeveria e Kosovës për sektorin e bujqësisë si një prej sektorëve prioritar.

Për çka ndihet fatkeqe Tuna ?

0

Këngëtarja e mirënjohur Tuna apo ‘Zogu’ siç e njofin shumë me këtë nofkë, në emisionin ‘1 Kafe me Labin’ shpalosi gjithëçka rreth jetës se saj private dhe profesionale.

Ajo ndër të tjera tregoi se si ajo ndihet keq që akoma nuk ka marrë apartamentin që iu është premtuar nga ‘Dance with the stars’ .Tuna tha se këtë fat e kanë pasur edhe kolegët e mëparshëm dhe ndihet fatkeq për këtë.Por sipas saj e rëndësishme ishte për të përvoja e saj si fituese e këtij evinimenti ./21 Media/