Hughes: Shaqiri do të shkëlqejë këtë sezon

TË FUNDIT

Menaxheri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka deklaruar se përforcimi i ri i skuadrës së tij, Xherdan Shaqiri ishte i zhgënjyer kur mori lajmin se ai nuk do të mund të luajë në “White Hart Lane”.

Ish-futbollisti i Interit nga tribunat e shikoi ndeshjen e djeshme të skuadrës së tij kundër Tottenhamit (2-2).
Hughes thotë se ylli i përfaqësues së Zvicrës do të debutojë në sfidën e radhës kundër Norwich Cityt. Ai është i bindur se Shaqiri do të ketë një sezon të mirë në Premier League.

“Ai mezi pret të luajë. Ishte i zhgënjyer pas lajmit se ai nuk mund të luajë në ‘White Hart Lane’”, ka thënë Hughes.

“Unë mendoj se ai mund të luajë mirë në Premier League në krahasim më atë që ka ndodhur në Seria A, sepse ky është një kampionat i hapur”, ka theksuar ai.