Horoskopi ditor, e hënë 17 gusht 2015

0

Ky është horoskopi për ditën e hënë 17 gusht 2015. Dita e sotme do të jetë një ditë e mbarë. Për ju që merreni me biznes dita e sotme do t’ju ndihmojë të hidhni hapa të suksesshëm. Kushtojuni vëmendje më të vjetërve dhe të afërmve tuaj. Gjatë ditës do të ndieni të relaksuar dhe lehtësuar.

Dashi

Problemi i vetëm mund të jetë grindja me një person të afërt. Përpiquni tu shmangeni debateve, merruni më shumë më familjen dhe njerëzit tuaj më të afërt. Urtësia prej natyre dhe ndershmëria do t’ju ndihmojë të kuptoni marrëdhëniet komplekse. Rrini larg konflikteve dhe nëse ndodh përpiquni ta mbyllni shpejt.

Demi

Ju e dini që bisedat serioze bëhen vetëm me njerëz të tillë, sepse nëse bëni biseda serioze aty ku nuk duhet pasojat mund të jene nga më të papriturat. Merruni me jetën tuaj personale në pjesën e dytë të ditës, do të shikoni se do të ndiheni më të qetë dhe më në paqe më veten. Merruni me ushtrime fizike.

Binjakët

Përpiquni të kapërceni situatat e pa këndshme. Ju jeni në gjendje të trajtoni me kujdes çdo problem si atë familjar por edhe në marrëdhënie me punën. Ata që merren me biznes shanset i kanë të mëdha të hedhin hapa pozitiv. Ditën e sotme shfrytëzojeni për ushtrime sportive, kushtoni vëmendje fizikut tuaj.

Gaforrja

Vendosmëria juaj gjatë javës së fundit në punë do të ketë efekte pozitive në rezultatin përfundimtarë, vërtet jeni lodhur por do të arrini të keni suksese. Tregohuni të kujdesshëm se do të kthehen sërish problemet familjare dhe do të bëni disa shpenzime të konsiderueshme. Kushtojuni familjes, se ajo është më e rëndësishme.

Luani

Kjo do të jetë një ditë e mbarë për familjarët. Ju mund të shkoni me familjen tuaj në natyrë, apo në pishina, kjo do t’ju shkëpusë nga shqetësimet dhe do t’ju mbushë me gëzim. Si rezultat i marrëdhënieve shumë të mira familjare ju do të mbusheni me fuqi të reja dhe energji pozitive.

Virgjëresha

Për ju kjo nuk është një ditë pozitive ku nuk ecin shumë mirë gjërat. Kjo ndoshta vjen nga disa pasiguri. Duhet të përqendroheni më shumë edhe tek gjendja juaj shpirtërore dhe nuk bëni gabim nëse i besoni intuitës suaj. Shpenzoni më shumë kohë me familjen dhe dilni në natyrë.

Peshorja

Nga rezultatet e javës së kaluar do të varet edhe suksesi në biznesin tuaj. Do të keni marrëdhënie të qëndrueshme dhe të forta me partnerin dhe anëtarët e familjes. Ju që jeni beqar dhe kërkoni të krijoni një lidhje, duhet të çliroheni pak, mos i frenoni emocionet tuaja.

Akrepi

Një ditë, problematike dhe me grindje familjare kjo e sotmja. Ndaj duhet të përpiqeni ti shpjegoni gjërat me qetësi dhe kujdes pa kaluar në ekstreme. Jeta nuk është gjithmonë qiell pa re, për të pasur lumturinë duhet të punosh për të. Familja është parësore për ju, por mos lini pas dore as shëndetin.

Shigjetari

Ditë aktive kjo e sotmja. Të gjitha ngjarjet do të zhvillohet me një shpejtësi të paparashikueshme. Të ardhurat do të përkeqësohen në mënyrë të konsiderueshme për shkak të shpenzimeve të papritura. Ju të brezit të mesëm do të kujdeseni për problemet familjarë si për fëmijët ashtu edhe për më të moshuarit.

Bricjapi

Sot, mund të arrini deri aty sa të vini në pikëpyetje disa lidhje të vjetra apo edhe marrëdhëniet familjare. Pavarësisht situatës ju i keni idetë e qarta dhe nuk do ta keni vështirë të bëni zgjedhjen e duhur. Do të ndiheni të lodhur, por nuk duhet të bini preh e kësaj ndjenje, ndaj mos lini pas dore aktivitetin fizik.

Ujori

Një ditë të favorshme për biznes dhe sipërmarrje të rëndësishme. Sot nuk do të përjashtohen ofertat për nje biznes fitimprurës. Do të nisni me bindje një biznes të cilin më parë jua kanë propozuar si të suksesshëm. Pasdite do të takoni një mik të vjetër. Kjo do t’ju shërbeje për tu qetësuar dhe kujtuar kohët e shkuara.

Seminari i Gjuhës Shqipe fillon sot

0

Sot në Prishtinë bëhet hapja e Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në një njoftim për media nga Fakulteti Filologjik bëhet e ditur se në hapje të Seminarit do të marrin pjesë figura të njohura të studimeve albanologjike dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.

Seminari XXXIV do t’i zhvillojë punimet nga data 17 deri më 28 gusht, në Prishtinë ndërkaq hapja solemne do të bëhet nga ora 11.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht

​Gjakova i jep sot lamtumirën Esat Stavilecit

0

Nën patronatin e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, sot organizohet ceremoni lamtumirëse për akademikun e ndjerë Esat Stavileci.

Nga ora 14:00, siç edhe njofton komuna e Gjakovës do të mbahet një mbledhje komemorative në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Nga ora 14:30, do të bëhen homazhet dhe nderimet e fundit në hollin e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”, ndërsa, në ora 17:00, do të bëhet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Esat Stavileci u lind më 11 korrik 1942, në Gjakovë, ku e kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.

Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974. Prej vitit 1965 deri në pensionim punoi profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoraturës.

Vukçeviq: "Vrasësit e vëllezërve Bytyqi sot mbajnë pozita të larta shtetërore"

0

Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vlladimir Vukçeviq, ka thënë se ka përparime në hetimet për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Ai tha se shumë nga të dyshuarit për atë krim sot mbajnë pozita të rëndësishme shtetërore.

“Mund vetëm të them se kryeministri Aleksandër Vuçiq ka mobilizuar të gjitha ministritë relevante, organizatat dhe individët të cilët mund të ndihmojnë Prokurorinë për Krime Lufte dhe Ministrinë e Brendshme për të zgjidhur këtë krim dramatik”, ka thënë Vukçeviq për gazetën “Danas” të numrit të së hënës, përcjell ksp.

Prokurori ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi ishte një krim shtetëror, dhe se sot shteti është i vendosur për ta zgjidhur, duke besuar sigurt se rasti do të ndriçohet./KP/

Rihana, pas festave të çmendura

0

Ajo ka festuar si asnjëherë më parë në karnavalet e Barbados dhe në Nju Jork javën e kaluar.

Por ditën e diel duket se Rihana i është kthyer normalitetit teksa është parë pa makeup dhe e veshur sportive në aeroportin e Nju Jorkut.

Këngëtarja 27 vjeçare braktisi veshjet ekstravagante ndërkohë që është fotografuar me një kanatiere gri dhe tuta ngjyrë pink.

Merkel: Ka shpresë se situata në Greqi mund të përmirësohet

0

“Nuk ka siguri, por shpresë se situata në Greqi mund të përmirësohet”. Kështu ka deklaruar kancelarja Angela Merkel në një intervistë për ZDF.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë gjithashtu se ajo pret që Fondi Monetar Ndërkombëtar të marrë pjesë në paketën e re të shpëtimit për Greqinë, duke thënë se shefja e FMN-së Christian Lagarde ka premtuar se do të lobojë për këtë çështje në bordin e institucionit që drejton.

“FMN-ja ka marrë pjesë në negociata dhe mbështesin marrëveshjen me Greqinë”, tha Merkel për ZDF.

“Nuk kam dyshim se ato që zonja Lagarde ka thënë do të bëhen realitet”, shtoi më tej ajo

Kancelarja Angela Merkel foli gjithashtu edhe për zërat e një rikandidimi të mundshëm mandatin e ardhshme dhe për takimin që do të zhvillojë me kryeministrin e Italisë Matteo Renzi, i cili do të ndërpresë pushimet për të takuar kancelaren.

Presidentja merr pjesë në përmbyllje të “DokuFestit”

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në përmbylljen dhe ndarjen e çmimeve të festivalit të XIV-të Ndërkombëtarë të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest”, i cili u mbajt në Prizren, nga 8 deri më 16 gusht.

Presidentja Jahjaga, i ka përgëzuar drejtuesit e Festivalit, për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm për organizimin e kësaj ngjarje kulturore me jehonë ndërkombëtare.

Prizren: ​Mbyllet “DokuFest”, shpallen fituesit (FOTO)

0

Është mbyllur sonte në Prizren edicioni i 14 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest”.

Sipas një komunikate të organizatorëve “DokuFest 2015” në qendër të tij kishte temën e migrimit me filma nga e gjithë bota dhe rajoni i Ballkanit, masterklasa, punëtori, debate dhe diskutime në panel.

Rekordi i ri i shitjeve të biletave është 14 mijë bileta të filmave të shitura gjatë nëntë ditëve të festivalit. Performancat muzikore të mesnatës – DokuNights – ka shitur një rekord prej 13 mijë biletave për programin muzikor me njerëz që vallëzonin deri në agim.

Programi i filmave të këtij viti përbëhej nga 228 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë, ku 124 prej tyre bënin pjesë në programet garuese. Fituesit nga secila kategori garuese janë të listuara poshtë. Ata u shpallën sonte në Kino Lumbardhin e Prizrenit, vendin e ceremonisë së mbylljes së festivalit. Pas ceremonisë së çmimeve, filmi përmbyllës ishte Iris nga Albert Maysles. Këtë vit DokuFest prezanto i programin homazh në kujtim të filmbërësit legjendar Maysles dhe vëllait të tij David. Pas shfaqjes së filmit, festivali vazhdoi në Lumbardh me performancën e fundit të DokuNights me muzikë tradicionale të Nezafete Shalës dhe familjes së saj.

Filmat fitues nga çdo kategori u shfaqen edhe nga njëherë në kinematë e ndryshme të festivalit përgjatë natës.

Më poshtë gjeni çmimet e këtij edicioni:

ÇMIMI I PUBLIKUT:REMAKE, REMIX, RIP-OFF nga Cem Kaya

PROCREDIT EKO VIDEO:
1st Je polic i vetvetes nga Albulena Veliu2nd Shit nga Vali Gjinali3rd Ruaje Ambientin nga Imer Veliu

GARA KOMBËTARE – FITUES: TË PAFAJSHMIT by Amir Vitija

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR – FITUES: LISTEN nga Hamy Ramezan dhe Rungano Nyoni

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR – ÇMIMI SPECIAL: SUPPORTING FILM nga Douëe Dijkstra

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT – FITUES: VIRUNGA nga Orlando von Einsiede

.

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT – ÇMIMI SPECIAL: ËHITE COAL nga Georg Tiller

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT – FITUES: DEMOCRATS by Camilla Nielsson

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I SHKURTË – FITUES:THINGS by Ben Rivers

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I SHKURTË – ÇMIMI SPECIAL:SCRAPBOOK nga Mike Hoolboom

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I GJATË – FITUES: MACHINE GUN OR TYPEËRITER nga Travis Wilkerson

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I GJATË – ÇMIMI SPECIAL: THE ROYAL TOAD nga Jenni Olson

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT – BALKAN NEWCOMER: COLONY nga Gürcan Keltek

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT – FITUES: FLOTEL EUROPA nga Vladimir Todoroviq

Moti: Pas vapës vjen freskia

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë javë do të fillojnë ditët e freskëta.

Sipas një njoftimi të IMHK vendi do të ndikohet nga masat e freskëta të ajrit të cilat depërtojnë nga ana verilindore dhe veriperëndimore e Kontinentit.

“Pas kësaj periudhe të gjatë kohore me temperatura të larta, këto masa të freskëta do të ndikojnë në uljen në dy ekstremet e temperaturave, minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 25-29 gradë Celsius. Derisa në viset malore kjo freski do të jetë shumë më e ndjeshme, ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IMHK.

Pra, një javë me vranësira të dendura dhe intervale kohore me diell. Vranësirat herë-herë do të përcillen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu, të cilat nëpër disa vende do të jenë rrebeshe shiu të përcjella edhe me erëra të forta, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 13m/s.

Këto ulje të temperaturave dukshëm do të ndihen edhe për gjatë vijës bregdetare. Minimalet do të regjistrohen në Korçë 14 gradë, kurse maksimalet në Sarandë me 30 gradë Celsius.

Nesër fillon Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën…

0

Nesër në orën 11:00, në sallën e kuqe të Fakultetit të Filologjisë do të bëhet hapja solemne e punimeve të Seminarit XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Në hapje të Seminarit do të marrin pjesë figura të njohura të studimeve albanologjike dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.