Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vlladimir Vukçeviq, ka thënë se ka përparime në hetimet për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Ai tha se shumë nga të dyshuarit për atë krim sot mbajnë pozita të rëndësishme shtetërore.
“Mund vetëm të them se kryeministri Aleksandër Vuçiq ka mobilizuar të gjitha ministritë relevante, organizatat dhe individët të cilët mund të ndihmojnë Prokurorinë për Krime Lufte dhe Ministrinë e Brendshme për të zgjidhur këtë krim dramatik”, ka thënë Vukçeviq për gazetën “Danas” të numrit të së hënës, përcjell ksp.
Prokurori ka thënë se vrasja e vëllezërve Bytyqi ishte një krim shtetëror, dhe se sot shteti është i vendosur për ta zgjidhur, duke besuar sigurt se rasti do të ndriçohet./KP/
