Juve kërkon Januzajn

0

​ Juventus është vënë pas kosovarit Adnan Januzaj.

Kampioni i Italisë, Juventus është duke kërkuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, i cili e ka nisur në mënyrë perfektë edicionin e ri.
Tuttomercatoweb shkruan se Juventusi e kishte kërkuar në huazim Januzajn edhe në janar, por kësaj radhe dëshiron ta transferoj.

Januzaj ishte kërkuar edhe nga Sunderland, por ai refuzoj të largohet, por një skuadër si Juventusi mund t’ia ndërroj mendjen atij.

Kujtojmë se Januzaj ishte startues në ndeshjen e fundit të Unitedit kundër Aston Villës dhe për më shumë shënoj edhe golin e vetëm dhe të fitores.

Kosova nuk plotëson nevojat me bukë nga korrje-shirjet

0

Në Kosovë ka përfunduar fushata e korrje shirjeve dhe sipas të dhënave të para zyrtare, nga rendimentet e grurit, Kosova mund të plotësojë nevojat për ushqim deri në 75 për qind.

Shkëlzen Dragaj, këshilltar politik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se gjatë këtij viti rreth 85 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të mbjella me kulturën e grurit.

“Kjo natyrisht se është si viteve të kaluara, rendimentet konsiderohen të kënaqshme, po ashtu edhe cilësore. Rreth 300 mijë tonë janë siguruar nga rendimentet e grurit. Nëse flasim për ta plotësuar nevojën qind për qind , atëherë Kosova ka nevojë edhe për 100 mijë tonë të tjera, apo 25 mijë hektarë”, bën të ditur Dragaj.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, rendimenti mesatar i grurit për këtë vit ka arritur nga 3,500 deri në 4,000 kilogramë për hektarë.

Në anën tjetër, përfaqësues të organizatave joqeveritare, që angazhohen për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale, duke mbështetur aktivitetet bujqësore, nuk kanë informacione sa ka arritur Kosova të sigurojë bukën nga kultura e grurit.

Megjithatë, Sylejman Bunjaku, përfaqësues në Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, thotë se cilësia e grurit nuk është në nivel të duhur.

“Rendimentet nuk kanë qenë cilësore sikur viteve të kaluara, për shkak të kushteve jo të favorshme klimatike në pranverë dhe kur është mbjellë gruri”,thotë Bunjaku.

Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë, Ministria e Bujqësisë ka disa vjet që subvencionon fermerët, të cilët kanë aplikuar dhe plotësuar kriteret e kërkuara.

Shkëlzen Dragaj, nga Ministria e Bujqësisë, tregon se rreth 6 milionë euro ka qenë fondi i ndarë për këtë kategori, kurse rreth 11 mijë fermerë mjetet i kanë marrë para fillimit të fushatës së korrjeve shirjeve.

“Mbi 6 milionë euro është fondi në total, ndërsa për hektar 150 euro nga 125 euro sa ka qenë viteve të kaluara”, shpjegon Dragaj.

Subvencionet janë një lehtësim dhe mbështetje për mbjellje dhe korrje të drithërave, thotë Bunjaku, duke shtuar se fondi duhet të rritet, dhe njëherësh të krijohen kushte ligjore që të mbështeten edhe fermerët që kanë më pak se dy hektarë tokë të mbjellë me grurë.

“Gruri është kulturë strategjike, ka vlerë për sigurimin e bukës, dhe nuk është shumë fitimprurëse. E, për të inkurajuar fermerët për kultivimin e kësaj kulture, ndoshta është dashur të rritet fondi për subvencionim”, shton Bunjaku.

Sidoqoftë, Kosova vazhdon të importojë sasi të mëdha grurit dhe miellit nga vende të ndryshme të rajonit.

Sipërfaqja e përgjithshme në Kosovë është mbi 10,908 km katrorë, kurse 53 për qind e tokës është bujqësore. Ndërkaq, nga 1. 9 milion banorë, 61 për qind prej tyre jetojnë në zonat rurale.

Prizren: Arrestohen pesë vjedhës

0

Policia në Prizren ka pranuar një informacion nga punëtorët e sigurimit të Qendrës Tregtare “Viva Fresh” të cilët sqaronin se kishin kapur në flagrancë pesë të dyshuar duke vjedhur gjësende, kryesisht pije “Red Bull” dhe Vodka.

Një hetues policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime me ç’ rast në cilësi të provës materiale ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të cilat do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.

Të ndaluar për 48 orë janë: K. Tahiri; R. Qysaj; A. Pulaj; V. Kastrati dhe Gj.Perlazëri

Agjensioni i barnave dy vite me ushtrues detyre

0

Sektori shëndetësor në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të vjetra. Ato nuk shënuan përmirësim në kohën kur Ferid Agadi e drejtonte këtë dikaster, e nuk po zgjidhen as me Imet Rrahmanin ministër.

Drejtimi i institucioneve me ushtrues detyre trashmë është bërë i zakontë në shëndetësinë kosovare. Përpos klinikave në QKUK që për shumë vjet funksionuan me ushtrues detyre, njëjtë po qëndron edhe Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPM).

Në shtator bëhen dy vjet që kur AKPM-në e udhëheqë Arianit Jakupi, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv. Anëtarë të Komisionit për Shëndetësi në parlamentin e Kosovës, thonë se mos-emërimet e personave kompetentë për drejtimet e institucioneve shëndetësore, po ndikojnë në një menaxhim të dobët të sektorit të shëndetësisë në vend.

Për deputeten e Vetëvendosjes, Besa Baftiu, drejtimi i institucioneve shëndetësore me ushtrues detyre, po bëhet për arsye politike.

“Kjo qeveri tek ta sh i ka emëruar zëvendësministrat, e dihet që këto janë marrëveshje politike, duke dashur të rehatojë militantët e vet partiakë. Po besoj që kjo është një ndër arsyet që ministria apo qeveria është vonuar që të emërojë kryeshefin ekzekutiv për barna”, thotë ajo.

E për anëtaren tjetër të komisionit për shëndetësi, Time Kadrijaj vonesa të tilla janë shumë të pritura nga Ministria e Shëndetësisë.

Duke parë problemet në sektorin e shëndetësisë, Besa Baftiu mendon se mos-emërimi i personave kompetent, po ndikon që gjendja të mos përmirësohet.

KosovaPress ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë informacione rreth konkursit për kryeshef ekzekutiv të AKPM-së, por zyrtarë të kësaj ministrie kanë treguar se këtë zgjidhje e bënë Ministria e Adminis tratës Publike (MAP).

E zyrtarë të MAP-it nuk kanë dhënë detaje, veçse kanë thënë se konkursi për kryeshef të AKPM-së është hapur dhe mbyllur, e tani janë në procedura të përzgjedhjes. Sipas tyre, kjo çështje do të zgjidhet në një afat prej 10 ditësh.

Më 10 shtator 2013, ministri i shëndetësisë, Ferid Agani emëroi anëtarin e bordit të ankesave në Agjensionin Kosovar për Produkte Mjekësore, Arianit Jakupi, ushtrues detyre të shefit ekzekutiv të AKPM-së

Trump: Do t'i largojmë emigrantët e paligjshëm

0

Manjati i pronave të patundshme, Donald Trump, i cili kryeson garën republikane në SHBA për të marrë emërimin për garën presidenciale 2016, ka thënë se emigrantët e paligjshëm do të duhet të largohen nga Amerika, nëse ai zgjidhet president.

Në një interviste për kanalin NBC, Trump ka thënë se “nuk do të ndajmë familjet, por ata duhet të largohen”.

Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se gjenden rreth 11 milionë emigrantë pa dokumente.
Trump ka akuzuar Meksikën se lejon hyrjen e paligjshme në SHBA të “kriminelëve” dhe “përdhunuesve” dhe ka premtuar se do të ndërtojë një mur rrethues të padepërtueshëm përgjatë kufirit SHBA – Meksikë.

Haliti: S'ka krisje të koalicionit PDK-LDK

0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti i ka mohuar zërat për ndonjë krisje të mundshme të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Ai ka thënë se këto pretendime janë vetëm dëshire e njerëzve dhe subjekteve të caktuara politike.
Haliti është shprehur i habitur se dikush nga zyrtar të PDK-së e të LDK-së mund të flasin për përçarje, kurse krerët e dy partive të koalicionit vazhdimisht deklarohen se janë në të njëjtat pozicione.Ai ka uruar të mos ketë ndarje të koalicionit por të ketë qeverisje PDK-LDK e cila do të jetë në fund e suksesshme dhe ti shërbejë interesit qytetar.

Çka përfiton Kosova në Procesin e Berlinit

0

Para Samitit të Vjenës janë rritur aktivitetet për finalizimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe për lidhjen e katër marrëveshjeve me Serbinë.

Vetëm një aks autostrade që kalon nëpër Kosovë është pjesë e “rrjetit bazë” rajonal dhe ndodhet në listën indikative të projekteve për mbështetje të pjesshme financiare nga ana e BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Harta e këtij rrjeti do të finalizohet në fund të këtij muaji, në Samitin e Vjenës ku marrin pjesë kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ky aks lidh Kosovën me Serbinë.

Është edhe një projekt tjetër që do të përfitojë nga fondet e BE-së, por në “rrjetin gjithëpërfshirës”, që po kështu e bën të njëjtën lidhje – linja hekurudhore Prishtinë-Podujevë, e cila parashihet të vazhdojë deri në Nish.

Jeni pa gjumë? Ja 5 këshilla për të përballuar ditën

0

Pagjumësia është një fenomen jo i rralle, veçanërisht në këto ditë të nxehta, kur të flesh gjumë mirë është thuajse një sipërmarrje.

Por ja ku na vjen në ndihmë një shkrim për këtë problem i marrë nga revista amerikane New York Magazine’s Science of Us.

1. Në radhë të para, pas një nate pa gjumë, asnjëherë mos e shtyni momentin kur duhet të zgjoheni. Kur bie zilja, duhet doemos të zgjoheni.
2. Asnjëherë mos shmangni ngrënien në mëngjes. Kjo është e vlefshme për çdo dite, por veçanërisht kur nuk keni fjetur, pasi ne këtë rast, me shume se çdoherë tjetër, truri ka nevoje për proteina dhe sheqerna.
3. Mos e ekzagjeroni me kafenë. Mjafton një filxhan
4. Mos vini syze dielli.
5. Mos merrni përsipër te kryeni ne mëngjes punët me te rëndësishme te ditës.

​Nëna e Kim Kardashian tenton t’i zë të dashur vajzës së saj

0

Nëna e motrave Kardashian, Kris Jenner, ka tentuar që vajzës së saj Kendall Kardashian t’i zë një të dashur.

Ajo, në ditëlindjen e vajzës tjetër të saj Kylie ka ftuar në festë këngëtarin Zayn Malik vetëm që të takohet me Kendall.

Mediat shkruajnë se Malik dhe Kendall u afruan bashkë por, plani përfundimtar i nënës nuk duket se eci shumë mirë.

Megjithatë ata shkëmbyen numrat por, shanset që të lidhen janë të pakta, madje Kendall është ndjerë në siklet nga takimi që sajoi mamaja e saj.

Hyseni viziton sot Novobërdën dhe Kamenicën

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në kuadër të vizitave të tij që është duke i bërë nëpër komunat e Kosovës sot do të vizitojë komunën e Novobërdës dhe Kamenicës.

Siç thuhet edhe në komunikatën për media të kësaj ministrie, Hyseni gjatë vizitës në Novobërdë, do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Svetislav Ivanovic dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Vizita do të realizohet gjatë orës 11:00. Ndërsa, në ora 13:00, ministri Hyseni do të takohet me kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi