Greqi: Ndoshta zgjedhje të parakohshme

0

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi janë të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit, që ka nisur zbatimin e planit të tretë të shpëtimit në pesë vjet, theksoi sot ministri i Energjisë, Panos Skourletis.

“Zgjedhjet janë të nevojshme për arsye të stabilitetit politik. Duke marrë parasysh problemet në maxhorancën parlamentare të qeverisë, situata është pak e qëndrueshme aktualisht”, theksoi Panos Skourletis për ”Skai TV”.

Në fakt, gjatë votimit të premten në Parlamentin grek për këtë plan, 43 nga 149 deputetë të Syrizas, partia e majtë radikale e kryeministrit, Aleksis Cipras, votuan kundër ose abstenuan.

Edhe me 13 votat e ANEL, partneri i Syrizas në koalicionin qeveritar, maxhoranca e Ciprasit ra gjithashtu nën pragun prej 120 nga 300 deputetë.

“Një humbje e tillë për një maxhorancë parlamentare është e pazakontë”, theksoi Skurletis.

Dhe nëse ai siguroi lehtësisht miratimin e këtij plani në sajë të votave të opozitës, Cipras nuk është i sigurt për të marrë këtë mbështetje gjatë votimeve të ardhshme për masa të ndryshme të vështira që përfshih en në marrëveshje, në këmbim të kredive të reja për një shumë prej 86 miliardë eurosh.

Deputeti evropian i Syrizas, Dimitris Papadimoulis, theksoi për të njëjtin televizion, se ishte e mundshme dhe logjike që Cipras të kërkojë një votëbesim pas votimit të të premtes dhe i gjykoi shumë të mundshme zgjedhjet në muajt e ardhshëm.

Turqi:Nuk arrihet marrëveshje për krijimin e qeverisë

0

Kryeministri i Turqisë ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me partitë nacionaliste , duke e lënë vendim me pak shpresa për të krijuar qeverinë e re por hap rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Partia udhëheqëse që fitoi zgjedhjet në qershor por që nuk arriti të fitonte shumicën në parlament për herë të parë pas nëj dekate, është detyruar që t ëkërkojë partner koalicioni.

Përpjekjet për të krijuar një koalicion qeverisës dështuan javën e kaluar.

Afati i fundit për të krijuar qeverinë përfundon këtë javë. Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet që të shpallë zgjedhje të reja, të cilat me gjasë do të mbahen në vjeshtë.

“Edhe pse ne shpresuam, fatkeqësisht është bërë e qartë se nuk ka mundësi të arrihet marrëveshje me partitë pro-sekulare apo me partinë nacionaliste”, ka thënë kryeministri Ahmet Davutoglu, pas takimit me liderin e partisë nacionaliste Devlet Bahceli.

Nëse Davutoglu nuk mund të krijojë qeverinë, ai duhet të lejojë që lideri i partisë tjetër të mundohet të bëjë një gjë të tillë.

Partia nacionaliste ka paraqitur kërkesat e saj partisë udhëheqëse, përfshirë edhe sigurimin që presidenti Erdogan- figurë dominante në parti- të mos i tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese dhe hetimet për korrupsion për njerëzit e afërt me presidentin të rifillojnë.

 

Qeriqi nesër në intervistë në polici për protestën e fundit

0

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi ka marrë ftesë që të paraqitet nesër në orën 10:00 në stacionin nr. 2 të policisë për intervistë lidhur me protestën e veteranëve të mbajtur më 7 të këtij muaji.

Qeriqi thotë se do t’i përgjigjet ftesës, por deklaratë nuk do të japë dhe këtë do ta bëjë kur të vijë puna në prokurori.

Do të paraqitem, sepse luftën e kam bërë shtet ligjor, prandaj do të respektoj institucionet, megjithëse e kam ditur edhe atëherë, e di edhe tash se këto janë veprime me motive politike”, deklaroi Qeriqi.

Ai njofton se është i vetmi nga pjesëmarrësit në protestë që është thirrur për intervistë në polici, ngase i ka pyetur edhe shokët e protestës dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë thirrje.

Dhjetëra veteranë të revoltuar me mospublikimin përfundimtar të listave, si dhe moszgjidhjen e statusit të tyre me anë të ligjit, protestuan më 7 gusht duke thyer rrethojat e oborrit të Kuvendit të Kosovës dhe duke mësyrë drejt objektit të Qeverisë.

Policia njofton nëpërmes një komunikate se prokurori i shtetit ndaj të gjithë të dyshuarve për veprën penale asgjësim apo dëmtim të pasurisë ka shqiptuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh me qëllim të përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale përpara se rasti ti kaloj gjykatës kompetente.

Pas kësaj prokurori i shtetit ndaj 10 të dyshuarve për veprën penale asgjësim apo dëmtim të pasurisë, ndër të cilët edhe Qeriqi, shqiptoi masën e ndalimit policor prej 48 orësh. Megjithatë, Qeriqi me shokë të nesërmen u liruan nga masa e ndalimit policor.

Arrestime për të shtëna në dasma

0

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë pasdites së djeshme ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje – njërin në Podujevë dhe tjetrin në Vushtrri.

Nga pesroni që ka gjuajtur me armë në dasmën në rr.Skënderbeu në Podujevë policia ka konfiskuar një armë gjuetie, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dasmori i zhurmshëm në Vushtrri me kërkesën e policisë ka dorëzuar armën TT-7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hyseni: Gjendja e sigurisë – e kënaqshme

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në vazhdën e vizitave komunave të vendit, sot ka vizituar Novobërdën dhe Kamenicën.

Gjatë takimit me kryetarin e Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, Hyseni dhe nikoqiri i tij kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në këtë komunë është shumë e mirë, pavarësisht se në të jetojnë komunitete të përziera, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi të Novobërdës, Hyseni ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtij këshilli që të angazhohen edhe më shumë dhe të kenë shtrirje në nivele nga më sociale, siç janë familja, shkolla, në institucione fetare, në mënyrë që mesazhi për parandalim të dhunës të përçohet në vendin e duhur.

“Të gjithë së bashku duhet që t’i dalim në ndihmë qytetarëve tanë që mund të jenë subjekt i manipulimit. Duhet të dalim me mesazh dhe qëndrim të qartë kundër dhunës”, ka thënë Hyseni.

Në Kamenicë, ministri i Brendshëm ka takuar kryetarin e komunës,. Begzad Sinanin dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në këtë takim, kryetari i Kamenicës, Sinani ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë është e kënaqshme dhe se ka një trend të rënies në veprave kriminale për 32 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Me këtë rast ministri Hyseni ka theksuar se MPB dhe institucionet e sigurisë i vlerësojnë si partnere këshillat komunale për siguri në bashkësi, në mënyrë që gjithsecili të bëjë punën e tij, në përpjekjet e përbashkëta për tolerancë dhe për paqe, në mënyrë që qytetarët Republikës së Kosovës të ruajnë pasurinë e tyre të bashkëjetesës ndër fetare dhe ndër etnike.

Hyseni ka ritheksuar edhe një herë se Kosova tashmë ka bërë kërkesë që të futet në Interpol, i cili është një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes të policive që ndihmon në shkëmbimin e përvojave në luftimin e terrorizmit.

AKPM ende me ushtrues detyre(Video)

0

Ndër problemet e shumta që po e rëndojnë sektorin shëndetësor në vend është edhe mosemërimi i udhëheqësve në dikastere të ndryshme, të cilat për vite të tëra drejtohen nga ushtrues detyre.

Njëri nga këto institucione është edhe Agjencia  Kosovare e Produkteve Medicinale, e cila tash dy vjet udhëhiqet nga ushtrues detyre i emëruar në kohën e ministirt të shëndëtsisë, Ferid Agani.

​Ferizaj:Dorëzohet i kërkuari për sulm ndaj dy policëve

0

Në policinë e Ferizajt, është dorëzuar sot i dyshuari, B.H. 31 vjeç, i cili ka qenë në kërkim për veprën “sulm ndaj personit zyrtar”, të ndodhur dy javë më parë në repartin e Urgjencës të Spitalit të Ferizajt, me ç’rast ishin sulmuar dhe kishin pësuar lëndime trupore dy policë të Stacionit Policor të Ferizajt.

I dyshuari, i përfshirë në të njejtën ditë edhe në një një rast të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, kishte ikur në drejtim të panjohur.

Zëvendësdrejtori rajonali policisë,majori Basri Shabani, ka thënë se në kërkim të të dyshuarit, hetuesit rajonalë të Ferizajt, kanë vepruar në rrugë të ndryshme operative, ndërkohë që i dyshuari në prani të avokatit është dorëzuar në policinë Rajonale të Ferizajt.

Mësohet se me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, atij i është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh. Ndërkohë, policia është duke e kërkuar edhe të dyshuarin e tretë, të përfshirë po ashtu në ngjarjen e përshkruar më lart.

Bizneset kërkojnë ndihmën e kryeministrit

0

Prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet programi 2015-2018 i cili parasheh lehtësira për bizneset dhe është konform standardeve evropiane, u tha në takimin e sotëm të komunitetit të biznesit me përfaqësues institucionalë, në të cilin kryeministri Mustafa dhe ministrat e linjës bashkëbiseduan me përfaqësues të bizneseve.

Pakoja e re fiskale sipas kryeministrit Mustafa është në favor të bizneseve dhe kjo do të arrihet shumë shpejt.

Mustafa ndër të tjera tha se kjo Qeveri ka arrit t’i ulë shpenzimet për këtë periudhë, por ka treguar edhe rritjen e akcizës për ato biznese të cilat ushtrojnë veprimtari për lojëra të fatit dhe për fishekzjarrë.

Përfaqësuesit e AKB-së, ndërkaq, kërkuan nga Qeveria që kompanive prodhuese vendore t’ju krijohen kushte të barabarta në treg.

Kryeministri theksoi se ndër masat më të rëndësishme që ka ndërmarrë Qeveria janë edhe pakoja e re fiskale, përgatitja e Ligjit për investime strategjike, si dhe Ligji për faljen e borxheve.

Mustafa tha se, sa i për ketë pakos së re fiskale, ai mendon se përmes kësaj kanë thjeshtëzuar sistemin tatimor dhe procedurat tatimore. Ai njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë ulur shpenzimet qeveritare, derisa është ngritur akciza për ata të cilët merren me lojëra të fatit dhe fishekzjarrë.

Kryeministri tha se është i vetëdijshëm për informalitetin, por sipas tij kjo do të luftohet që bizneset të marrin frymë lirshëm.

Nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Burim Piraj tha me këtë rast se duhet të ndihmohen kompanitë prodhuese që të jenë të barabarta në tregun tonë.

Sipas tij, duhet një ambient më i mirë për kompanitë prodhuese të cilat janë edhe dega kryesore e zhvillimit të punësimit në vendin tonë.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se derisa në vitin 2014 problemet kryesore për të bërë biznes në Kosovë kanë qenë korrupsioni, burokracia, kamatat e larta bankare dhe mungesa e financimit të projekteve. Ndërkaq, në gjashtë muajt e parë këtij viti 2015 ndryshon kjo figurë.

Ndërsa, për shtimin e dialogut dhe fuqizimin e mekanizmave për të bërë përpjekje shtetërore serioze për luftimin korrupsionit dhe të ekonomisë joformale, ka folur Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane.

Zeka beson se ligjet tatimore do të mundësojnë luftimin e kësaj dukurie.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka kritikuar bankat se ende po mbajnë kamatat e larta për bujqësi. Sipas tij, ende ato kamata mbeten dyshifrore për bujqësinë.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Balija theksoi se bizneset vendore si dhe Investitorët e huaj tanimë ballafaqohen me një mori probleme të cilat janë ngritur edhe më herët tek ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura, por mungon reagimi konkret për të përmirësuar këtë gjendje. Si rezultat, tha Balija, këto vonesa po krijojnë telashe në vazhdimësi dhe po krijojnë një imazh negativ për investime te reja të cila t janë shumë të nevojshme.

Gjakova nderon Esat Stavilecin (Video)

0

I është dhënë lamtumira e fundit akademikut Esat Stavileci. U çmua lartë kontributi i tij dhënë shkencave juridike, arsimit dhe fushave tjera, veçanërisht në sferën e administratës publike.

Me homazhe për të nderuar akademikun Esat Stavileci i cili para dy ditësh ndërroi jetë u mbajt ceremonia e përuljes para trupit të pajetë të tij.

Qindra qytetarë të Gjakovës vend në të cilin u lind dhe filloi hapat e parë të dijes nderuan me nga një min heshtje para arkivolit që qëndroi në hollin e pallatit të kulturës.

Zyrtarë të lartë nga mbarë vendi morën pjesë në këtë ceremoni ndarje me akademikun Esat Stavileci qytetar nderi i Gjakovës dhe Intelektual shqiptar i vitit 2009. Kurora me lule vendosën disa delegacione zyrtare.

Humbja e tij si për familjen ashtu edhe për Akademinë dhe studentët është cilësuar si humbje e pakompensueshme.

Vajza e tij Miranda Stavileci nuk mundi të thoshte edhe shumë fjalë. Ajo falënderoi të pranishmit, ata që organizuan këtë ceremoni dhe kërkoi që babai i saj të kujtohet përherë.

E para e qytetit të Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, nën patronatin e të cilës u organizua edhe ceremonia lamtumirës, foli për virtytet e profesorit Stavileci.

Fjalë të mira dhe kujtime për kolegun pati edhe Minir Dushi. Ai në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve foli për angazhimet e profesorit tashmë të ndjerë Esat Stavilecit.

Ndarja nga jeta e profesorit Stavileci për Dushin ishte mjaftë e vështirë.

Në këtë akademi foli edhe Ushtrues Detyre i Universitetit të Gjakovës, Hasan Mujaj. Ai foli për virtytet e profesorit të ndjerë, modestinë dhe komunikimin pragmatik dhe interkulturor. Foli po ashtu edhe për sintagmat dhe aforizmat e vlerave të larta edukative që kishte profesor Stavileci dhe nuk harroi të përmend edhe ato që ka lënë pas profesori i ndjerë.

Esat stavileci u lind më 11 korrik 1942, në Gjakovë, ku e kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.

Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane. Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974. Prej vitit 1965 deri në pensionim punoi profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoraturës. Ai u varros sot në Gjakovë.

Kosovarët të pa interesuar për astronominë

0

Qytetarët e Kosovës përkatësisht janë shumë pak të interesuar për lëndën e astronomisë.

Ky ishte shqetësimi që e shfaqi sot profesori i astronomisë Jahja Koka në një seminar organizuar për këtë çështje.

Mos interesimi ndaj astronomisë është edhe një fakt që ka shtyrë organizatorët të mbajnë këtë seminar.

“Në kuadër të kësaj, pra të seksionit të astronomisë kemi aktivitetin që është periodik, seminarin e astronomisë. Sot filluam seminarin e astronomisë i cili konsiston me disa ligjërata, dhe se qëllimi i këtij seminari është unifikimi i të gjitha aktiviteteve siç thash gjatë seminarit, ku është bërë një servej, kanë parë se numri i të interesuarve për astronomi është më i vogëli në botë”, tha Kokaj.

Por, Kokaj ka shpjeguar se në Kosovë është themeluar një qendër në Gjakovë e cila quhet “Kozmosi dhe Njeriu”.

Në kuadër të kësaj qendre ekziston edhe seksioni i astronomisë, i nanoteknmologjisë, seksioni i energjetikës, dhe seksioni i të menduarit kozmologjik.

Kokaj e quan të suksesshme këtë qendër për të cilin thotë se është një aktivitet i cili ka zënë rrënjë dhe zhvillohet në shumicën e qendrat e Kosovës.

Dhe qëllimi i këtij seminari sipas profesorit Kokaj është unifikimi i këtyre aktiviteteve, orientimi i këtyre aktiviteteve në drejtim jo vetëm popullarizues por edhe shkencor.

E vitin tjetër ku priten të mbahen edhe seminaret tjerë, Jahja Kokaj thotë se më nuk do të vijnë vetëm me ligjërata, por me kapacitetet që kanë do të jenë në gjendje të vijnë edhe me rezultate origjinale.