Qytetarët e Kosovës përkatësisht janë shumë pak të interesuar për lëndën e astronomisë.
Ky ishte shqetësimi që e shfaqi sot profesori i astronomisë Jahja Koka në një seminar organizuar për këtë çështje.
Mos interesimi ndaj astronomisë është edhe një fakt që ka shtyrë organizatorët të mbajnë këtë seminar.
“Në kuadër të kësaj, pra të seksionit të astronomisë kemi aktivitetin që është periodik, seminarin e astronomisë. Sot filluam seminarin e astronomisë i cili konsiston me disa ligjërata, dhe se qëllimi i këtij seminari është unifikimi i të gjitha aktiviteteve siç thash gjatë seminarit, ku është bërë një servej, kanë parë se numri i të interesuarve për astronomi është më i vogëli në botë”, tha Kokaj.
Por, Kokaj ka shpjeguar se në Kosovë është themeluar një qendër në Gjakovë e cila quhet “Kozmosi dhe Njeriu”.
Në kuadër të kësaj qendre ekziston edhe seksioni i astronomisë, i nanoteknmologjisë, seksioni i energjetikës, dhe seksioni i të menduarit kozmologjik.
Kokaj e quan të suksesshme këtë qendër për të cilin thotë se është një aktivitet i cili ka zënë rrënjë dhe zhvillohet në shumicën e qendrat e Kosovës.
Dhe qëllimi i këtij seminari sipas profesorit Kokaj është unifikimi i këtyre aktiviteteve, orientimi i këtyre aktiviteteve në drejtim jo vetëm popullarizues por edhe shkencor.
E vitin tjetër ku priten të mbahen edhe seminaret tjerë, Jahja Kokaj thotë se më nuk do të vijnë vetëm me ligjërata, por me kapacitetet që kanë do të jenë në gjendje të vijnë edhe me rezultate origjinale.
