Vaçe Zela, ndryshe në këtë fotografi

0

Këtu Vaçe Zela duket se vishet me modën e kohës. Vështrimi i saj i zgjuar, gysmëbuzëqeshja e saj sharmante, flasin shumë për këtë artiste të madhe.
Ka qenë 28 vjeçe dhe kjo foto e vitit 1967 na zbulon një pamje të ciltër, një natyrë të zgjuar e shumë vajzërore. Këngëtarja dhe artistja e madhe Vaçe Zela ka dalë në këtë foto me aktorin Nikolin Xhoja, ulur tek shkallët e Teatrit të Durrësit.

Nuk është vetëm pamja e saj shumë e bukur, që e bën të rrallë foton e viteve ‘60, por edhe stili i veshjes që e zbulon më të plotë profilin e aktores.
Këtu Vaçe Zela duket se vishet me modën e kohës. Vështrimi i saj i zgjuar, gysmëbuzëqeshja e saj sharmante, flasin shumë për këtë artiste të madhe.
Vaçe Zela, edhe pse jetoi e këndoi brenda kornizave të dikaturës komuniste në Shqipëri, me këngën e saj shquhet si një nga zërat e rrallë të muzikës shqiptare dhe asaj botërore.

Disa këshilla të dobishme rreth shtatzënisë

0

Njerëzit pëlqejnë të japin këshilla grave shtatzëna, por qëllimet e tyre të mira shpesh janë të painformuar. Këtu, ekspertët shpjegojnë se çka është e vërtetë dhe çfarë nuk është.

E vërtetë vs. fiktive
A mund të pranojë ndokush këshilla të padëshiruara më shumë se një femër shtatzënë? Pranojmë këshilla të ndryshme nga njerëzit dhe shumica mund të jenë me qëllim të mirë, por ndonjëherë këto këshilla nuk janë edhe aq të dëshiruara. Në vazhdim po ju paraqesim 5 raste nga këshilla të padobishme si dhe e vërteta që fshihet prapa tyre.

Largohuni nga vaska me ujë të nxehtë, do të digjni foshnjen
Deri në njëfarë mase, kjo është e vërtetë. Shumica e tubave të ngrohtë janë me temperaturë mes 100 dhe 105 gradë, dhe nëqoftëse zhyteni në një vaskë me ujë të ngrohtë, kjo mund të jus jell edhe probleme. Qëndrimi për më tepër se disa minuta në vaskë, mund të ndryshojë temperature e nënës, gjë që shoqërohet me dëmtime të trurit.

Mesazhi: mos e teproni me nxehtësinë e ujit. Është keq për ju, por edhe për foshnjen.

Jeni duke konsumuar goma të sheqerosura? Mund të lindni parakohe!
Më 2001, revista amerikane e Epidemiologjisë publikoi një studim që bën lidhjen mes konsumit të gomave të sheqerosura dhe lindjes së parakohshme. Ky studim ka përfshirë femra finlandeze që kanë konsumuar glycyrrhizin çdo javë gjatë shtatzënisë së tyre.

Dr. Lockwood ka precizuar se këto sheqerna përmbajnë glicerine “që kanë efekt të ulët diuretic dhe mund të shkaktojnë dehidratim, e që rezulton deri në kontraktime të mundshme”.

Mesazhi: limitoni sasinë e konsumit, zonja. Por, në fund të fundit, konsumi i këtyre nuk mund të ju çojë në lindje të parakohshme.

Nëse ndokush shtyp pjesën e gabaur të këmbës suaj, ju do të lindni!
Kjo bazohet në idenë se pika të caktuara të reflekseve në këmbë mund të ndikojnë në abortimin e foshnjes parakohe. Por, asnjë obstetër gjinekolog nuk e konfirmon në mënyrë shkencore këtë.

Çfarëdo që bëni, mos fshini me fshesë elektrike
Ndoshta do të akuzohem nga gratë shtatzëna për faktin se ato e kanë përdorur si frymëzim për burrat e tyre, por nuk ka asgjë të vërtetë në këtë teori. Pastrimi me fshesë elektrike nuk përbën asnjë rrezik për shtatzëninë.

Për të qenë të realtë, aktiviteti i madh fizik, që rrit temperaturën dhe energjinë, lidhet me reduktimin e peshës së foshnjave dhe abortit spontan. Por, kjo ka të bëjë më shumë me vrapimin e tepruar se sa me pastrimin rreth punëve të shtëpisë.

Mesazhi: nëse si çdo aktivitet tjetër, filloni të ndjeni kontraktime të muskujve dhe dobësim të shëndetit gjatë pastrimit me fshesë elektrike, atëherë ndërpreni punën dhe lëreni pluhurin të grumbullohet.

Mos i merrni erë gjërave aromatike, kjo ndikon në lindje
Nuhatja e disa vajrave aromatikë si rozmarina, është pretenduar ë jetë e rrezikshme për grate shtatzëna. Prandaj, terapistët kanë tendencë për të përdorur vajra joaromatike gjatë masazheve paralindjes.

Mesazhi: qëndroni larg këtyre erërave. Sigurisht nëse keni ndërmend të përdorni ndonjë bimë aromatike apo vajra gjatë shtatzënisë, këshillohet të konsultoheni së pari me mjekun tuaj.

Qeriqi sot para prokurorisë

0

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi ka marrë ftesë që të paraqitet sot në orën 09:00 në stacionin nr. 2 të policisë për intervistë lidhur me protestën e veteranëve të mbajtur më 7 gusht të këtij muaji, mëson KosovaPress-i.

Qeriqi thotë se do t’i përgjigjet ftesës, por deklaratë nuk do të japë dhe këtë do ta bëjë kur të vijë puna në prokurori.

“Do të paraqitem, sepse luftën e kam bërë shtet ligjor, prandaj do të respektoj institucionet, megjithëse e kam ditur edhe atëherë, e di edhe tash se këto janë veprime me motive politike”, deklaroi Qeriqi për KosovaPress-in.

Ai njofton se është i vetmi nga pjesëmarrësit në protestë që është thirrur për intervistë në polici, ngase i ka pyetur edhe shokët e protestës dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë thirrje.

Euro-deputeti Terricabras: S’ka BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës

0

Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të Katalunisë, por kjo është qesharake pasi populli katalunas do të vendosë lirshëm për të ardhmen e tij, e pranoi apo jo Spanja pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë ndër të tjera në një intervistë eurodeputeti katalunas, Josep-Maria Terricabras.

Është i bindur që anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është garancia më e mirë për stabilitet dhe zhvillim në Kosovë e rajon. Madje Serbia do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën, nëse synon integrimin në Bashkimin Evropian.
Kështu ka thënë eurodeputeti katalunas Josep-Maria Terricabras, i cili në shumë prononcime ka përkrahur integrimin e Kosovës në BE, në një intervistë ekskluzive dhënë “Zërit”. Sipas tij, Parlamenti Evropian duhet të veprojë më shpejt sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.
Mbetja e Kosovës, i vetmi vend i izoluar, sipas Terricabras, është një trajtim jo i drejtë nga Evropa që po u bëhet kosovarëve.
Eurodeputeti katalunas, ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe kushtet që kjo e fundit do t’i ketë drejt integrimit.

“Njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë absolutisht dhe padyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, ka thënë Terricabras.

​Nis të ndërtohet xhamia e parë në pjesën veriore të Mitrovicës

0

Në Suhodoll të Mitrovicës është vendosur gurthemeli i xhamisë së re, e cila ka nisur të ndërtohet.

Kjo është edhe xhamia e parë e cila po ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës. Kështu ka lajmëruar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook hoxha Sabri Jonuzi.

Jonuzi po ashtu ka kërkuar edhe ndihmën e besimtarëve që të ndihmojnë përfundimin komplet të kësaj xhamie.

Sistemi i drejtësisë ka humbur rrugën

0

(E plotësuar )​Ndonëse lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet prioritet i të gjitha institucioneve shtetërore dhe agjencioneve të thirrura për të zbatuar ligjin në vend, realiteti tregon se ky prioritet mbetet vetëm në letër.

Këto janë vlerësimet e dala nga raporti me analizë dhe rekomandime “ Në Kërkim të Rrugës për Luftimin e Korrupsionit”, të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi( IKD), ku u tha se që nga viti 2013 deri më 2015, është shtuar numri i rasteve të pazgjedhura, nga 515 në 589 raste.
Drejtori ekzekutiv i këtij institutit, Betim Musliu deklaroi se Kosova ende po dështon në luftimin e këtij fenomeni.

Sipas tij, institucionet e thirrura për të zbatuar ligjin në Kosovë, vazhdojnë të përballen me presione të ndryshe në mënyrë që të dëshmojnë që janë duke punuar, por se në fund rezultate e paraqitura nga hetimet me bujë të madhe, po rezultojnë të jenë të pakta.

Musliu po ashtu tha se drejtësia në vendin tonë paraqitet selektive në raste të caktuara.

Ndryshe, në raportin e publikuar thuhet se që prej se ka hyrë në fuqi Plani i Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të SistemitProkurorial në Luftimin e Korrupsionit më 4 nëntor 2013, plan ky i bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës,nga 515 raste të pazgjidhura me 1,682 persona që ka pasur në fillim të punës, deri më 30 qershor 2015 është shtuar numri i rasteve të pazgjidhura në 589 raste me 1,702 persona të përfshirë në to.

Nga raporti kanë dal edhe disa rekomandimet nga IKD për institucionet e drejtësisë në vend

………………………………..


​IKD me raport për luftën kundër korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë do të mbajë sot konferencë për media ku do të publikohet raporti i radhës, i cili trajton luftën kundër korrupsionit nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial, me fokus në zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit.

I titulluar “Në kërkim të rrugës për luftimin e korrupsionit: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”, ky publikim vjen si rezultat i monitorimit dhe vlerësimit të Planit të Veprimit nga IKD, monitorimit të rasteve të korrupsionit në gjykata dhe si rezultat i punës së gjatë kërkimore, përfshi analizimin e dispozitave ligjore, praktikat e aplikueshme dhe aspektet tjera të luftës kundër korrupsionit në Kosovë, njoftoi IDK.

Konfernca për media do të mbahet në zyrat e reja të IDK-së në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.

Moti: Me vranësira, deri 28 gradë

0

Mbi vendin sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira me reshje lokale të shiut kurse temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 28 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, temperatura e mëngjesit do të sillet nga 13 deri në 18 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, mbi vendin tonë gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira. Të mërkuren dhe të enjtën priten të reshura më të dendura të shiut, ndërkaq që nga e shtuna temperatura do të shënojë ngritje./ 21 Media

Zagreb: Vdes kantautori i njohur Arsen Dediq

0

Mediat e Zagrebit njoftojnë se sonte në mbrëmje në moshën 78 vjeçare ka vdekur kantautori i njohur i muzikës së lehtë kroate, Arsen Dediq.

Është i njohur për shumë shpërblime si autor i këngëve, tekstit dhe muzikës. Pos muzikës Dediq është marrë edhe me poezi e madje edhe me pikturë. Ka botuar dhjetëra libra, ka shkruar muzikën për teatër dhe disa dhjetëra filma. Atë e krahasojnë me Sharl Aznavurin e Francës, Zhak Brelin, Ledonard Koenin e emra të tjerë eminent me famë botërore.
Pas vetes ka lënë bashkëshorten Gabi Novak,poashtu këngëtare e njohur e gjeneratave të kaluara dhe dy fëmijë./ 21 Media

Ban paralajmëron për shkallëzimin e situatës në Ukrainë

0

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka tërhequr sot vërejtjen për keqësimin e konfliktit në Ukrainë dhe ka thirrur për hapa urgjentë në ndalimin e dhunës.

Vërejtja e Banit erdhi pasi forcat ukrainase dhe proruse njoftuan se, në 24 orët e kaluara, në lindje të Ukrainës janë vrarë të paktën dhjetë veta, ndërsa Rusia paralajmëroi se Kievi ndoshta po përgatitet për ofensivë të re.

Ban Ka thënë se është “seriozisht i shqetësuar për shkak të shkallëzimit të fundit të dhunës në lindje të Ukrainës” dhe se “shkelja e vazhdueshme e armëpushimit dhe humbja e jetëve është e papranueshme.

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve i thirri “të gjitha palët që të bëjnë hapa urgjentë që të qetësojnë situatën momentale dhe të pengojnë zgjerimin e dhunës që do të shkaktonte viktima të reja, vuajtje, shkatërrim të infrastrukturës dhe negativisht do të ndikonte në stabilitetin e rajonit.

Kështu fliste Esati… (Video)

0

Akademik Esat Stavileci ishte i nderuar sa herë e kërkoi nevoja përgjatë këtyre viteve në RTV21. Me te realizuam edhe një emision shumë të vlerësuar kontaktues “Në orët e vona”, me autor Florin Kelmendi.
Për ta kujtuar Esatin, më së miri tingllojnë fjalët dhe porositë e tija të thëna në RTV21 në vitin 2002./ 21 Media