Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka tërhequr sot vërejtjen për keqësimin e konfliktit në Ukrainë dhe ka thirrur për hapa urgjentë në ndalimin e dhunës.
Vërejtja e Banit erdhi pasi forcat ukrainase dhe proruse njoftuan se, në 24 orët e kaluara, në lindje të Ukrainës janë vrarë të paktën dhjetë veta, ndërsa Rusia paralajmëroi se Kievi ndoshta po përgatitet për ofensivë të re.
Ban Ka thënë se është “seriozisht i shqetësuar për shkak të shkallëzimit të fundit të dhunës në lindje të Ukrainës” dhe se “shkelja e vazhdueshme e armëpushimit dhe humbja e jetëve është e papranueshme.
Sekretari i përgjithshëm i KB-ve i thirri “të gjitha palët që të bëjnë hapa urgjentë që të qetësojnë situatën momentale dhe të pengojnë zgjerimin e dhunës që do të shkaktonte viktima të reja, vuajtje, shkatërrim të infrastrukturës dhe negativisht do të ndikonte në stabilitetin e rajonit.
