Zagreb: Vdes kantautori i njohur Arsen Dediq

TË FUNDIT

Mediat e Zagrebit njoftojnë se sonte në mbrëmje në moshën 78 vjeçare ka vdekur kantautori i njohur i muzikës së lehtë kroate, Arsen Dediq.

Është i njohur për shumë shpërblime si autor i këngëve, tekstit dhe muzikës. Pos muzikës Dediq është marrë edhe me poezi e madje edhe me pikturë. Ka botuar dhjetëra libra, ka shkruar muzikën për teatër dhe disa dhjetëra filma. Atë e krahasojnë me Sharl Aznavurin e Francës, Zhak Brelin, Ledonard Koenin e emra të tjerë eminent me famë botërore.
Pas vetes ka lënë bashkëshorten Gabi Novak,poashtu këngëtare e njohur e gjeneratave të kaluara dhe dy fëmijë./ 21 Media