(E plotësuar )Ndonëse lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet prioritet i të gjitha institucioneve shtetërore dhe agjencioneve të thirrura për të zbatuar ligjin në vend, realiteti tregon se ky prioritet mbetet vetëm në letër.
Këto janë vlerësimet e dala nga raporti me analizë dhe rekomandime “ Në Kërkim të Rrugës për Luftimin e Korrupsionit”, të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi( IKD), ku u tha se që nga viti 2013 deri më 2015, është shtuar numri i rasteve të pazgjedhura, nga 515 në 589 raste.
Drejtori ekzekutiv i këtij institutit, Betim Musliu deklaroi se Kosova ende po dështon në luftimin e këtij fenomeni.
Sipas tij, institucionet e thirrura për të zbatuar ligjin në Kosovë, vazhdojnë të përballen me presione të ndryshe në mënyrë që të dëshmojnë që janë duke punuar, por se në fund rezultate e paraqitura nga hetimet me bujë të madhe, po rezultojnë të jenë të pakta.
Musliu po ashtu tha se drejtësia në vendin tonë paraqitet selektive në raste të caktuara.
Ndryshe, në raportin e publikuar thuhet se që prej se ka hyrë në fuqi Plani i Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të SistemitProkurorial në Luftimin e Korrupsionit më 4 nëntor 2013, plan ky i bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës,nga 515 raste të pazgjidhura me 1,682 persona që ka pasur në fillim të punës, deri më 30 qershor 2015 është shtuar numri i rasteve të pazgjidhura në 589 raste me 1,702 persona të përfshirë në to.
Nga raporti kanë dal edhe disa rekomandimet nga IKD për institucionet e drejtësisë në vend
………………………………..
IKD me raport për luftën kundër korrupsionit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë do të mbajë sot konferencë për media ku do të publikohet raporti i radhës, i cili trajton luftën kundër korrupsionit nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial, me fokus në zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit.
I titulluar “Në kërkim të rrugës për luftimin e korrupsionit: Në mes dy zjarreve, persekutimit dhe dështimit”, ky publikim vjen si rezultat i monitorimit dhe vlerësimit të Planit të Veprimit nga IKD, monitorimit të rasteve të korrupsionit në gjykata dhe si rezultat i punës së gjatë kërkimore, përfshi analizimin e dispozitave ligjore, praktikat e aplikueshme dhe aspektet tjera të luftës kundër korrupsionit në Kosovë, njoftoi IDK.
Konfernca për media do të mbahet në zyrat e reja të IDK-së në Prishtinë, me fillim në orën 10:00.
