Qeriqi sot para prokurorisë

TË FUNDIT

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi ka marrë ftesë që të paraqitet sot në orën 09:00 në stacionin nr. 2 të policisë për intervistë lidhur me protestën e veteranëve të mbajtur më 7 gusht të këtij muaji, mëson KosovaPress-i.

Qeriqi thotë se do t’i përgjigjet ftesës, por deklaratë nuk do të japë dhe këtë do ta bëjë kur të vijë puna në prokurori.

“Do të paraqitem, sepse luftën e kam bërë shtet ligjor, prandaj do të respektoj institucionet, megjithëse e kam ditur edhe atëherë, e di edhe tash se këto janë veprime me motive politike”, deklaroi Qeriqi për KosovaPress-in.

Ai njofton se është i vetmi nga pjesëmarrësit në protestë që është thirrur për intervistë në polici, ngase i ka pyetur edhe shokët e protestës dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë thirrje.