Korrupsion ka, s’po gjykohet fare sepse po mungon guximi!(Video)

TË FUNDIT

Ndër institucionet më të korruptuara në vendin tonë mbeten qeveria, gjyqësori, komunat dhe ndërmarrjet publike. Korrupsion ka më së shumti tek Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe KEK-u, pasi në këto dikastere ka tenderë të mëdhenj.

Kështu ka vlerësuar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni në intervistën për KosovaPress, ku sipas tij te pushteti, te gjyqësori nuk ka llogaridhënie dhe nuk ka transparencë.

Ai mendon se po iu mungon kurajo edhe prokurorëve por edhe fuqia e guximi profesional i gjyqtarëve që të trajtojnë këto raste korruptive.

Preteni vazhdon me retorikën e njëjtë, i cili thotë se flitet shumë për korrupsionin, hetohet pak por s’po gjykohet fare. Me gjithë insistimin tonë, Preteni nuk ka treguar emrat e atyre zyrtarëve publik që pretendohet se janë të korruptuar.

Por sipas tij, po iu mungon ligji Antimafia për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

I pari i AKK-së tha se janë në fazën e kontrollit dhe janë diku 800 zyrtarë që sipas tij herët është të flitet tani se cilat janë të arriturat.

Shefi i AKK nuk ka dashur të flas me emra për ata zyrtarë të cilët pretendohen se janë të përfshirë në korrupsion.

Preteni kur foli për dëmet e buxhetit të shtetit tha se edhe punësimi është problem, nepotizmi, familjarizmi dhe mos respektimi i ligjeve në punësim, për të cilat AKK këto janë raste që ndodhin dhe të cilat do të trajtohen.

Ai tha se misioni i agjencisë tani në këtë fazë është parandalimi i korrupsionit në fushën e prokurimit publik. Sipas tij kanë zyrtarë të cilët me kapacitete të plota janë duke i përcjellë si vëzhgues disa vlerësime të tenderëve me vlera më të larta…

Ai tha se tenderët me të ndjeshëm dhe ku është vlera më e lartë, për këtë janë duke përcjellë tek Ministria e Shëndetësisë, ku janë duke i përcjellë disa tenderë.